Connect with us

Politike

Kalaja kundër strategjisë së PD-së për zgjedhjen e kandidatit për Bashkinë: Nuk zgjidhjet ‘kjo e lagur, kjo e palagur’

Zyrtarja e lartë e PD, Adriana Kalaja ka kritikuar procedurën e përzgjedhjes së kaniddateve per kryetar të Bashkisë së Tiranës, pasi sipas saj po veprohet njelloj si me ‘qershite e lagura’.

Kalaja thote se duhet zgjedhur nje kandidature me integritet! Kujtojme se zyrtarja e PD eshte veteofruar si kandidate e opozites perballe Manastirliut te PS

Postimi i zyrtares se larte te PD:

Kandidati nuk mund të zgjidhet me historinë e qershive…..

Të gjithë e njohim historinë e qershive, dhe mesa shoh, po shkohet drejt saj (kjo e lagur e kjo e palagur), lidhur me kandidatin për Kreun e Bashkisë Tiranë.

Ndërkohë që për një forcë politike deklarohet se është patericë e regjimit, nuk mund të negociohet. Ose hiqni dorë nga akuzat.
Ndërkohë që ke ngritur Kauzën e desorosifikimit të vendit, nuk mund të bësh negociata, pa këtë kusht thelbësor.
Ose hiqni dorë mga kjo kauzë.
Pa interferuar me grupin e negociatave, unë jam e bindur se Tirana fitohet.
Si do thoni Ju?
Së pari me një kandidat politik, se ndryshe tregon dobësi, tërheqje e që nuk je gati të përballesh.
Së dyti, duke përzgjedhur një kandidat jopolitik, rrezikon të kesh mbështetjen maksimale të demokratëve dhe opozitarëve realë.
Së treti, me një figurë me integritet moral, të pastër e të papërlyer në këto 35 vite, që pushteti të mos e shantazhojë e mbajë nën kontroll.
Së katërti, me një figurë të pastër, edhe para viteve ’90, përsa i përket bashkëpunimit vetë apo familjarë të afërt me sigurimin e shtetit apo si pjesë e tij.
Së pesti, nisur nga lufta që ka nisur Presidenti Trump ndaj Soros, të jetë higjenikisht në çdo drejtim, larg Fondacionit “Shoqëria e hapur”.
Së gjashti, një kandidat që ngre frymën brenda dhe jashtë PD dhe opozitës, bazuar në besimin në fitore.
Së shtati, një kandidat që nuk ka asnjë lloj përfitimi nga paratë dhe pronat publike me këtë qeverisje dhe më gjërë.
Së teti, një kandidat që ka dhënë provat se i çon betejat deri në fund.
Së nënti, një kandidat që ka dhënë prova në mbrojtje të pronës dhe dinjitetit të çdo qytetari të Tiranës.
Së dhjeti, një kandidat që ka dhënë prova se ka luftuar e lufton çdo ditë, në mbrojtje të:
a. Historisë;
b. Identitetit;
c. Trashëgimisë Kulturore të Tiranës.
Ka shumë parime, të cilat Ju i dini po ashtu si dhe unë.
Ndërkohë, PD dhe opozita nuk e ka luksin të humbië asnjë sekondë dhe bashkë me kohën edhe garën e rradhës.
Jo më kot, “Klubi i Beqirëve”, po bëjnë garë, kush e kush të propozojnë emrin e kandidatit me kushtet kryesore si:
1. Të jetë sorosiste e thekur.
2. Të jetë e implikuar në sulmin që mafiozja Yuri Kim dhe jo vetëm, ndërmori ndaj Kreut të PD, Z. Berisha.
3. Të jetë e implikuar me afera të ndryshme e sidomos me aferën e inceneratorëve.
Për këtë arsye, unë jam gati të fitoj Tiranën, se unë besoj te fitorja.
Ne nuk mund të përcjellim besim te votuesit, nëse nuk e reflektojmë atë, në çdo hap që hedhim.
Tirana fitohet, me moral, punë, përkushtim e vendosmëri, dhe unë jam gati t’a bëj.
Mbi të gjitha, me detyrimin ndaj atyre që besojnë te unë.
PS: Ndryshe nga pseudo opozitarët që bëjnë show ndaj pushtetit, unë kam kallëzuar 84 herë nga Kreu i Grupit Kriminal Rama e më poshtë, dhe fëmijët e mi kanë dhënë dorëheqje nga puna, që në momentin që unë vendosa të jem pjesë e PD.

Advertisement