Bota
Kalifornia goditet nga një tjetër fatkeqësi natyrore
Erërat e forta të uraganëve, dallgët e furishme dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur Kaliforninë – veçanërisht shtetin verior të Golden State, duke lënë gjysmë milioni shtëpi pa energji elektrike.
Të paktën gjashtë persona kanë vdekur nga moti i keq, mes të cilëve edhe një fëmijë.
Pas stuhisë së Arktikut që goditi Buffalo-n dhe shumë shtete amerikane gjatë Krishtlindjeve, kjo është një tjetër fatkeqësi natyrore që godet SHBA-në.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar se stuhitë e reja të forta mund të ngrejnë lumenjtë në nivele të larta dhe të shkaktojnë përmbytje në pjesën më të madhe të Kalifornisë qendrore.
Ata gjithashtu paralajmërojnë se nga e marta, “një rrymë tropikale” do të godasë Kaliforninë dhe do të sjellë reshje të reja të dendura, të paktën deri të mërkurën.