Connect with us

Politike

Kallëzimi i ri në SPAK/ Këlliçi: Veliaj ngriti skemën më të sofistikuar të vjedhjes

Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi ka treguar detaje më të qarta në lidhje me kallëzimin e tij të ri në SPAK për lidhjet e Erion Veliajt me Ndranghetan.

Këlliçi tha se Veliaj ka marrë në dorë biznesin dhe dhe monopolin e përpunimit të e riciklimit të mbetjeve dhe e ka bashkëlidhur me Intergrated Energy, pa pyetur këshillin bashkiak

“Veliaj mori monopolin pa konkurs, pa prokurorim publik të riciklimit, dhe kjo është shkelje ligjore e hapur. Ka probleme me tokën, problem që e kemi adresuar në padi. Ka një shkelje tjetër të këshillit bashkiak sepse mesa duket kur Erion Veliaj është shpallur kryetar bashkie ka menduar se është zgjedhur edhe kryetar i këshillit bashkiak. Për çdo vendimmarrje që prek dhe tokën dhe truallin që zhvillohet kjo vendimmarrje do i duhej ti kishte marrë dakortësinë e këshillit të tij bashkiak. Të gjitha këto zbardhje janë depozituar në SPAK si një padi e re. Ne i kem i treguar me fakte dhe me kronoligji SPAK-ut të gjithë kronologjinë sesi Erion Veliaj ka marrë në fillim biznesin dhe monopolin e përpunimit të e riciklimit të mbetjeve dhe e ka bashkëlidhur me Intergrated Energy, vet me vendimmarrjet e tij personale.”

Këlliçi bëri me dije se nesër në një komunikim për shtyp do të tregojë në një panoramë më të qartë kallëzimin e tij në SPAK për Erion Veliajn

“Nesër do të kem një komunikim zyrtar për shtyp nga selia e partisë demokratike ku do të japë aq të dhëna sa edhe publiku të kuptojë këtë padi të re, në një farë mënyre tja zbërthejë. Në një farë mënyre kemi të bëjmë me një skemë shumë të sofistikuar vjedhjeje sepse kjo që ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës është një skemë që filloi në Elbasan vazhdoi në Fier dhe erdhi në Tiranë, por nuk përfundon këtu. Kanë shkuar në Zimbabve, në Maltë, në Vienë, në Hungari, kanë shkuar në Nju Xhersi. Kanë ngritur skemën më të sofistikuar të vjedhjes në Shqipëri në historinë e shtetit shqiptar. “, tha Kellici per Syri tv.

Advertisement