Kosova
Kalvari ‘pa kuaj’ i Kosovës
Partitë opozitare në Kosovë janë skeptike për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës (KiE) gjatë këtij viti. Tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK kritikojnë ekzekutivin për mungesë të strategjisë dhe lobimit, teksa muajin e ardhshëm bëhet 1 vit prej që Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në KiE. Në anën tjetër, nga Këshilli i Evropës nuk kanë kthyer përgjigje nëse aplikimi i Kosovës do të shqyrtohet në mbledhjen e Komitetit të Ministrave në muajin maj të këtij viti.
Nga ana tjeter, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është optimiste se Kosova do të anëtarësohet në Këshill të Evropës brenda disa muajsh.
Ajo javën e kaluar para deputetëve deklaroi se votat janë siguruar dhe tani nuk duhet të kalojë shumë kohë për shqyrtimin e aplikimit, apo ndryshe antaresimin në Këshillin e Evropës
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të vitit 2022. Aplikacionin fillimisht e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pastaj, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës.