Pinknews
‘Kam arsenal, do i rreshtoj të gjitha’, reagon shoqja e ngushtë e Kiara Titos pas kërcënimeve të Oltës
Pas kërcënimeve të Olta Gixharit se “di shumë gjëra për Kiara Titon” si një mënyrë për të provokuar Luizin, ka reaguar shoqja e ngushtë e moderatores. Liesa Haxhiasllani ka bërë një postim në Instagram për deklaratën e Oltës, krahas së cilit shkruan: “Çfarë di Olta që s’e dikam unë?” Kërcënimet e saj nisën pasi debate me Luizin kaloi çdo kufi. Ata përfshinë jo vetëm jetën jashtë shtëpisë, por edhe njerëz të tjerë. Olta mes të tjerash ka “kërcënuar” se di shumë gjëra për Kiarën dhe Efin.“Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Kam arsenal, di gjëra plot. Do i rreshtoj të gjitha për Kiarën, e di sa shumë di? Avash-avash”- tha Olta për moderatoren. “Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë.”