Connect with us

Aktualitet

‘Kam konflikt…’/ Gjyqtarja e çështjes së Alkda Klosit jep dorëheqjen

Seanca e sotme për ish-zyrtaren e kryeministrisë, Alda Klosit është shtyrë. Shkak është bërë dorëheqja e gjyqtares Vjollca Spahiu nga shqyrtimi i kërkesës, për shkak se pretendon se ka konflikt interesi.

Klosi kërkoi ndryshimin e masës së sigurimit në Gjykatën e Tiranës. Ajo kërkoi lirinë nga qeli me argumentin se ka probleme shëndetësore dhe se ka fëmijët në kujdestari.

Ndaj ish-zyrtares, aktualisht janë ngritur 3 akuza ajo e “Pastrimit të parave”, “Mosdeklarimit të pasurisë” dhe “Deklarimit të rremë para oficerit të policisë gjyqësore” i konsideron deklarimet e Dobit të gënjeshtërta.

Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit mori një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove, burimi i të cilave nuk dihet. Këto para edhe pse kanë kaluar kohë që prej zbulimit të vjedhjes, nuk dihet se ku i ka gjetur Alda Klosi.

Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri.

Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. Këto para janë pa pronar sot, pasi Alda Klosi mohon që të jenë vjedhur në banesën e saj. Pastruesja nga ana tjetër pohon se edhe këto para i ka marrë te Klosi. Për këtë shumë nuk ka asnjë denoncues në Polici. Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë në SHBA, ku edhe po kurohej./Dosja.al

Advertisement