Pinknews
“Kam patur lidhje me vajza”/ Habit banorja e “BBV”: Eksperimentoj shumë në lidhje

Ola Zenelaj ka befasuar me një deklaratë të bërë gjatë ditës së sotme (e hënë) në Big Brother VIP Albania 4.
Konkurrentja e këtij formati nuk ka hezituar të flas hapur për orientimin e saj seksual.
Në një bisedë me Amber, banorja thotë se ka patur lidhje edhe me vajza, madje ka qenë shqiptare.
“Unë eksperimentoj shumë në lidhje, në partner. Kam patur edhe marrëdhënie me gocë, lidhje”, u shpreh ajo.
Tutje theksoi: “Se kam problem, kur ndihem mirë me dikë, nuk ka lidhje as mosha, as gjinia. Ka qenë shqiptare. Thjesht dua të shoh drejtimin tim, ku jam, të di se çfarë dua”.
Ola në shtëpinë e famshme ka shprehur një pëlqim edhe për aktorin Laert Vasili.

