Pinknews
“Kam qenë në një takim’/ Bie transparenca e “BBV”, Ilnisa e thotë prapë që nuk ka qenë në shtëpi
Të shtunën e kaluar qarkulloi një video e Ilnisës, e cila u bë virale në rrjet, teksa ajo i tregonte Meritonit që gjatë natës nuk kishte qenë në shtëpi.
Video hodhi dyshime të forta mbi rregullat e BBV, ku banorët duhet të jenë të izoluar, pa pasur kontakt me askënd dhe asgjë jashtë mureve të shtëpisë
Mesa duket kjo nuk qenka hera e vetme që ka ndodhur kjo gjë. Ilnisa e ka theksuar edhe më shumë, këtë herë gjatë një bisede me Romeon, ku i tregon se nuk e ka dëgjuar debatin Rike-Meriton e më pas Meriton-Fation, pasi ishte në një takim.
Nuk kam qenë fare prezente, kam qenë në një takim. S’isha dje fare, hape shikoje, pyet Vëllain e Madh. – dëgjohet ajo duke i thënë Heidit dhe Romeos,
Kjo deklaratë e përsëritur e saj ka hedhur hije të forta dyshimi rreth transparencës së programit, që supozohet se është i survejuar dhe transmetohet në kohë reale çdo veprim i banorëve nga kamerat.