Connect with us

Kosova

Kamala Harris për Kosovën/ Serbia s’mund të shpërblehet më nëse s’bën progres drejt njohjes

Janusz Bugajski, njohës i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, në një artikull autorial të botuar në platformën “The Geopost” ka thënë se provokimet e Serbisë ndaj Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, mund të bindin administratën e re amerikane se politika rajonale e Serbisë është pasqyrë e politikës së Rusisë ndaj Ukrainës.

Bugajski ka shtuar se pavarësisht që Ballkani Perëndimor nuk është një prioritet ndërkombëtar për nënpresidenten amerikane, Kamala Harris, njëherësh kandidate e demokratëve në garën presidenciale, ajo mund ta mbështesë më hapur Qeverinë e Kosovës në përpjekjet për të integruar rajonin verior të banuar me shumicë serbe në strukturën shtetërore.

“Zbutja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç duhet të marrë fund dhe një qasje më vendimtare për ‘normalizimin’ e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës do të jepte rezultat. Serbia s’mund të shpërblehet më diplomatikisht apo ekonomikisht nëse s’bën progres drejt njohjes së Kosovës. Qetësimi i Beogradit mund të çojë në një luftë tjetër rajonale. Në anën tjetër, mbështetja më e madhe e SHBA-së për një fitore të Ukrainës në dëbimin e forcave pushtuese ruse do t’i dërgojë gjithashtu një sinjal të fortë Serbisë që të përmbahet nga politikat e tij ekspansioniste”- ka deklaruar Bugajski.

Advertisement