Bota
Kamala Harris pranon HUMBJEN! Telefonon Donald Trump, e uron për fitoren
Zëvendës presidentja Kamala Harris, njëkohësisht edhe kandidatja për presidente ka telefonuar Donald Trump për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Sipas NBC News, gjatë telefonatës, Harris theksoi theksoi rëndësinë e një ndryshimi paqësor të pushtetit dhe të bashkëpunojnë për të mirën e amerikanëve.
Harris, pritet që të mbajë një fjalim së shpejti në Universitetin Howard.
Donald Trump, megjithatë, përveç fitimit të zgjedhjeve, u bë gjithashtu presidenti i parë që nga Grover Cleveland në vitet 1800 që u kthye në detyrë pas humbjes. Kandidati republikan humbi garën me Joe Biden, por rikthehet sot, në 2024 në Shtëpinë e Bardhë. Cleveland, kandidat demokrat, ishte i vetmi politikan që ishte President i SHBA-së që humbi dhe kandidoi sërish, duke fituar. Ai shërbeu si presidenti i 22-të dhe i 24-të i Shteteve të Bashkuara. Presidentë të tjerë, si Grant, Van Buren dhe Roosevelt, u përpoqën të riktheheshin në detyrë por nuk ia dolën. Kështu që, pas gati 2 shekujsh, Trump rishkruan historinë amerikane