Shkrime
Kamaleoni Vuçiç sot në Ohër? Asgjë e jashtëzakonshme…nuk do nënshkruaj marrëveshjen
Nga Binak Maxharraj
Pas takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kameleoni presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot takohen në Ohër, në kuadër të procesit të dialogut. Në takim do të diskutohet për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çka dy shtetet u pajtuan më 27 shkurt, por nuk erdhi deri te nenshkrimi i marrëveshjes franko-gjermane sepse frikakacu Vuçiq nuk e bëri, edhe pse kryeministri Albin Kurti ishte i gatshëm të nenshkruaj.
Si zakonisht ne takim do te jenë të pranishëm Përfaqesuesi I lartë I BE Josep Borell, I mbeshtetur nga emisari në dialog Mirosllav Lajçak, të dytë vijnë nga vendet si Spanja dhe Sllovakia që nuk e kanë njohur pavaresinë e Kosovës dhe që të cilët opinion i gjerë i konsideron si pro serb. Por në takim, siç edhe pritet, do te jetë i pranishëm edhe emisari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, I cili do përdorë shkopin ndaj Albin Kurtit nëse do jetë e nevojshme.
E teksa prapa qëndron fuqishëm SHBA-ja, plani franko-gjerman është një ndër planet më të mira dhe më të avancuara në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, i cili po zgjat mbi 12 vitet pa ndonjë rezultat konkret.
Është e qartë si loti, plani frako-gjerman edhe përkundër të metave, Kosovës i hap shtigje të reja në shumë fusha të jetës, e sidomos në organizatat ndërkombëtare.
Të dy palët do të udhëzohen nga qëllimet dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin, ku tërësisht e barazon Kosovën si shtet me simbolet e tij sheterore .
Këtë plan siç është lajmëruar edhe më herët, qeveria e Kosovës e ka pranuar. Por, duke e pasur parasysh se ky plan e vë Serbinë për gardhi, duke ia prerë të gjitha rrugët drejt Kosovës, Aleksandër Vuçiq e refuzoi nënshkrimin.
Takimi i sotshëm ne Ohër është sa për sy e faqe, sepse në këtë takim të radhës nuk do të ndodh asgjë e jashtëzakonshme, vec do diskutohet në tavan me njeriun i cili nuk e do paqen, me njeriun i cili prej 12 vitesh e ka sjellë vërdallë BE dhe SHBA, duke I ngritur prej hunde, sepse ky njeri kameleon i përkët erresirës e jo paqes.
Dihet se ky kameleon me emrin Vuçiq ishte bashkepunëtor I kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç, dhe me cilësinë e ministrit të tij, ai mori pjesë në katër luftrat e ish-jugosllavisë duke shkaktuar gjenocid të paparë dhe ndjekje të njerezve në trevat e tyre. Vucic kreu krime dhe gjenocid edhe mbi popullin shqiptar në Kosovë duke dëbuar jashtë vendin mbi 1 milion shqiptar. Ky njeri është një bishë i ardhur nga Karpatet, totalisht i çmendur dhe skizofren.
Aleksandër Vuçiq si President i Serbisë, nuk është njëri i paqes, as paqësor, ai nuk di çfarë është Demokracia Përendimore, por përfaqëson vlerat Sllave, vlerat e urrejtjes ndaj njërëzve. Ky njëri është i pa paskrupullt të cilit nuk duhet besuar asgje kur është fjala për raportet e tij më Kosovën. Ky njeri është më meritori sëbashku me KFOR-in dhe EULXIN që veriu i Kosovës është në këtë gjendje, ai është personi I cili përmbi 20 vite mbajti ndezur flakën në veri, sepse me mendje dhe zemer ishte në Kosovë, hynte dhe dilte nga ajo kur te donte. Këtij njeriu nuk i interesojnë aq shumë një grusht serbësh në Veri, por i intereson ndarja e Kosovës, nëntoka, pasuritë marramendëse në atë pjesë të Kosovës, ky njeri është në gjendje të bëj çmos për të mos u largur nga Veriu i Kosovës.
Aleksandër Vucic është i pabesë, siç nuk kanë besë të gjithë serbët, dhe nuk i duhet zënë besë. Ky njeri të pret në besë dhe në çdo kohë, me pas rastin, të vret prapë. Ky njeri është më zëmer në Rusi, por i dëshiron parat e Perendimit, flirton ime ta, i gënjen, mashtron emisar të ndryshëm nga Evropa dhe Amerika, të cilët fatkeqësisht i besojnë. Këtij njëriut i ra rasti që të bisedoi në dialogun midis Kosovës dhe Serbis sepse erdhi në pushtet perms ultra nacionalizmit serb në Serbi. Çetniku i cili nuk pushon kurrë me retorikën e tij kundër shqiptarëve dhe Kosovës, ende nuk e marr me mend se Kosovën e ka humbur përgjithmonë, dhe sot e kësaj dite prej 20 vitesh, nuk ndalet duke luftuar kundër Kosovës.
Kjo është fytyra e vërtetë e këtij kameleoni, këtij njeriu të pafytyrë, njeriut të pabesë, qe shtiret si paqësor, por me zemër është vrastar dhe kriminel. Është shumë e cuditshme se pse këtij njeriu i beson dyshja BE/SHBA, bile edhe e përkëdhelin, i përulen duke dëgjuar gënjeshtra e tij. Kjo është e tmerrshme dhe skandaloze.
Më njerez të tillë kameleon, Perendimi nuk mund të arrijë ndonjë marreveshje sepse ky njeri, në shpirt më afër ka urrejtjen se sa paqen. Ky nuk e do paqen, sepse njerëzit e tillë nuk mund te orjentohen nga paqja, ata preferojnë erresirën, vrasjet, dëbimet e njerëzve nga trojet e tyre, rrembimin e tokave dhe trojeve të të tjerëve, e sidomos të shqiptarëve, çfarë e kanë bërë në vazhdimësi ndër shekuj e dekada.
Është e tmershme se si i ra hise këtij çetniku që të bisedoj për paqe kur eshtë kundër paqes, pasi ai I frikesohet paqes.Vucic friksohet edhe nga vetvetja sepse nuk është vetvetja, me këtë debil njëri sikur udhëheqin fantazmat.
Prandaj, sot në Ohër nuk do të ketë kurrfarë suksesi me këtë njeri, përpos deshprim. Ky njeri nuk bëri asgjë në këto vite transicioni ne vendin e vet për ndonjë zgjidhje paqësore me Kosovën, përkundrazi, ndezi atje nacionalizmin ultra nacionalist-shovinist me urrejtje ndaj Kosovë dhe shqiptarve. Ai është fatkeqësia me e madhe edhe për vetë popullin serb, të cilin e ka futur si në vath kafshësh dhe manipulon me ta.
Më këtë njëri, as sot e as nesër, nese nuk përdoret ndonjë forcë e madhe, nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje, me Vucic nuk ka paqe, sepse siç thotë me ndjenjen e frikacakut, ‘nëse nëshkruaj marrëveshjen, do të më vrasin e do më shqyejnë copa copa”.
Nuk e di se si Vucic do të sillet në takimin e sotëm në Ohër, por besoj thellë se kamaleoni Vucic nuk do ta nënshkruaj marrëveshjen, siç thotë ai kundër interesave të shtetit serb dhe se Kosovën nuk do ta njohë kurrë.
Prandaj bashkësia ndërkombëtare me këtë njeri është në udhë pa krye, sepse Perëndimi këtë njeri po e tërheq nga bishti e jo nga koka…