Kronike
Kamerat e sigurisë filmuan vetëm tytën e armës
Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar sesi ndodhi vrasja e Skerdilajd Sanajt te Kodra e Diellit, që nga kthimi i tij nga Italia, te dasma e shokut të tij dhe deri në momentin që u qëllua nga një distancë shumë e afërt pranë banesës ku qëndronte.
Sipas Hoxhës, Sanaj hyri në Shqipëri më 16 tetor, më 30 do bëhej dasma e cila u mbajt ditën ndoshta edhe për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Dhëndri, Martin Gjini bashkë me nusen ka udhëtuar nga Lezha, erdhi në Tiranë, dhe u fut nga hyrja e sipërme e kompleksit Nr.1 te Kodra e Diellit.
Sipas Hoxhës, vrasësit e studiuan mirë çdo lëvizje të tyre. Sanaj erdhi me makinë tjetër dhe nga hyrja e parë e Kodrës së Diellit. Me një Audi me kushëririn e Gjinit.
“Nuk e dinte njeri që ai do të vinte në Tiranë. Nëse autorët do të gjenin një vend jashtë Kodrës së Diellit për ta qëlluar është një malore, deri të kordra i shpëton kamerave. Nuk e zgjodhën atë rrugë. Makina e dytë ka pasur rrobat e dasmës. Valixhet. Një nga rojet u afrua t’i ndihmonte. Kur doli nga makina, Skerdilajdi dhe kushëriri i Martinit ishin në pjesën e pasme.”
Gazetari thotë se autorët kanë qenë të ftohtë dhe kanë pritur që askush veç objektivit të mos ishte në “rrezen e tyre.”
“Aty kaluan dy fëmijë, qitësi priti të largohen fëmijët, ai që ishte në timon, priti dhe rojën të largohet. Dhe e ka gjuajtur në një distancë, jo më pak 5-6 metra. Qëlloi dy herë nga tre të shtëna. Në kokë, shumë të sakta. Ai ishte i vetmi pozicion që s’e kapin kamerat. Pamjet kanë kapur vetëm tytën e armës.”
Kurse, shoku i Sanajt, Martini i cili e strehonte në shtëpinë e tij sa herë që ai kthehej nga Italia, nuk kishte dëgjuar asgjë.
MOTIVET E VRASJES
Deri më tani pista kryesore është konflikti që ka pasur i vëllai i viktimës në 2012.
“Disa vëllezër që janë me origjinë nga Fushë Arrëzi, i ngacmuan të fejuarën. Ata e rrahën. Ky u qëlloi, iu bllokua arma dhe plagosi njërin. Pastaj u largua në Itali. Ky ishte një atentat me kosto të lartë. Nuk e bën dot kushdo.”