Connect with us

Aktualitet

“Kamerat zbuluan që…”/ Anila Hoxha: Hygertën nuk e besoi policia…

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, sa i takon hetimeve. E ftuar në një emision, Hoxha u shpreh se që në momentet e dëshmisë së parë dhe në vijim, fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore. Ajo tha se ishte Hygerta ajo që mori përsipër fajin që në fillim, por nuk u besua nga policia. Po ashtu sipas Hoxhës automjeti që ata larguan nga shtëpia, ishte kapur nga kamerat duke u shoqëruar nga një automjet tjetër.

“Hygerta mbush 19 vjeç në datën 30 mars të këtij viti. Nëse do ti referohemi një serie ngjarjes që përmenden si kaze në kriminalistikë, ky krim nga mënyra sesi ka ndodhur, tregon se nuk është zbuluar pseja e madhe. Pse ndodhi ky krim dhe çfarë ka ndodhur në familje. Në Shqipëri kanë ndodhur dy vrasje në gjumë. Një grua në Fier e vra bashkëshortin teksa po flinte, deklaroi se kreu pas një dhunë 25-vjeçare. Vrasja e dytë ishte nga një grua në veri të vendit, ku tha se kishte vendosur të heshte për shkak të opinionit dhe presionit. Në dosjen hetimore që e bëmë të qartë për publikun duke ruajtur parametrat e zisë, është e qartë se nga dëshmitë e fëmijëve janë kontradiktore. Edhe Hyseni dhe Hygerta deklarojnë një elementë të ngjashëm në orën 15:00 babai po pushonte, i kanë thënë të çohej. Dëshmia e dytë e vajzës…duhet të kemi parasysh dinamikën. Oficeri i policisë e kishte referuar çështjen për vrasje, djali i madh thoshte babi ynë ishte larguar dhe njëherë. Në atë që tregojnë dokumentet në referim, tregohet se oficerët kanë shkuar dhe kanë marrë deklaratat e të të ndjerit që kanë treguar rutinën e tij, Janë pyetur fqinjët dhe individët që takoheshin me të. Ajo që e ka bindur grupin e hetimit, është gjetja e automjetit. Kamerat e sigurisë kanë treguar dy automjete, gjetja e makinës, dërgimi i saj në drejtorinë e Durrësit. Të dhënat e para ishin kontradiktore, pasi kanë kryer veprime të tjera proaktive kanë thirre tre fëmijët dhe nëna. Me orë të tëra, u përshkrua si njeri i qetë, pastaj shumë i paqartë. Vendi ku u gjet trupi, vajzat do ishte në pamundësi për të kryer këto veprime pa rënë në sy nga anëtarët e tjerë të familjes“, tha Hoxha.

Advertisement