Kronike
Kamioni çan trafikndarësen në autostradën Tiranë – Durrës
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/07/aksident-8.jpg)
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në superstradën Tiranë-Durrës. Dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin, e për pasojë një prej tyre është përplasur dhe me trafikndarësen e superstradës.
Raportohet se nuk ka persona të lënduar, por është bllokuar qarkullimi i automjeteve për disa minuta. Policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)