Kronike
Kamioni përplaset me ambulancën, katër të plagosur në aksin Fier-Lushnjë

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Lushnjë, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”.
Një kamio është përplasur me një ambulancë, dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur katër persona të lënduar dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë , policia, ambulanca , një mjet zjarrfikës dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

