Connect with us

Politike

Kamp emigrantësh në Shqipëri, Basha kërkon interpelancë urgjente me Ramën

PD e drejtuar nga Lulzim Basha, ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes tij dhe kryeministres së Italisë, Georgia Meloni, për ngritjen e një kampi regfugjatësh në Shqipëri.

Kërkesa për të thirrur kryeministrin në seancë plenare për të dhënë sqarime, është depozituar nga nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku.

Në këtë kërkesë, PD kërkon që qeveria shqiptare të japë sqarime lidhur me këtë marrëveshje duke thënë se nuk ka asnjë transparencë nga pala shqiptare, ndërsa pala italiane i ka bërë jehonë këtij pakti me qeverinë tonë.

“Marrëveshja u njoftua nga kryeministrja italiane,  ndërsa pala shqiptare deri tani asnjë njoftim.

Kryeministrja Meloni shpjegoi se është rënë dakord, që të përdoren disa zona të Shqipërisë si vend pritës të refugjatëve, për të bërë të mundur seleksionimin e tyre, në mënyrë që të vendoset nëse ata kanë të drejtë të përfitojnë azil, ose jo.

Sipas medias italiane, kjo bazë pritëse, mësohet se do të jetë Shëngjini, ku përgjatë një viti mund të mbërrijnë deri në 36 mijë emigrantë, siç edhe ka deklaruar kryeministrja italiane”, thuhet në reagimin e PD.

Sipas marrëveshjes, Shqipëria do të ketë dy kampe për pritjen e emigrantëve ilegalë, një në Shëngjin dhe një një Gjadër, ku do të strehohen vetëm ata emigrantë që kapen në det, në brigjet e Italisë. Meloni tha se numri i tyre mund të varjojë nga 3 mijë në muaj, deri në 36 mijë në vit.

Advertisement