Connect with us

Aktualitet

Kampet në Shqipëri/ Eurodeputeti: Në Europë edhe qentë trajtohen më mirë

Një tjetër eurodeputet italian është deklaruar kundër paktit Rama-Meloni për kampet e emigrantëve të ndërtuara në Shqipëri.

Duke folur me tone të ashpra kundër kësaj marrëveshje, eurodeputeti Ignazio Marino, gjatë një seance plenare në Strazburg, i ka quajtur kampet në Shqipëri si kampe përqëndrimi dhe se ngjasojnë identike me bazën amerikane të Guantanamos në Kubë.

“Kampi për azilkërkuesit e krijuar nga Italia në Shqipëri është “një kamp përqendrimi ” i cili ka një precedent të fundit, burgun në bazën amerikane të “ Guantanamos ” në Kubë.

Ndershmëria intelektuale mungon në atë pjesë të kësaj dhome që dy ditë më parë hodhi poshtë diskutimin për dëbimin dhe ndalimin, në një kamp përqendrimi jashtë kufijve evropianë, të emigrantëve që ikin për t’i shpëtuar dhunës, urisë, varfërisë.

Marrëveshja e qeverisë Meloni me Shqipërinë ka një precedent: bazën e Guantanamos, ku të burgosurit mund të trajtohen jashtë ligjit. Por në rastin e Guantanamos kemi të bëjmë me dyshime për terrorizëm. Bëhet fjalë për trajtimin ‘holistik’ të njerëzve të dëshpëruar ”, thotë ai.

“Imagjinoj që secili prej jush mbrëmë, duke përfshirë të nderuarin Nicola Procaccini , të cilin e falënderoj për dëgjimin, kishte një darkë të shkëlqyer dhe këtë mëngjes një dush të nxehtë gjallërues. Ja pra, vizioni holistik me fjalët e kryeministrit italian: ‘Kufijtë janë të shenjtë dhe qentë dhe derrat mbërrijnë në Evropë’. Nuk di për derrat por qentë tanë të dashur shtëpiak në Evropë marrin një trajtim shumë më holistik “se ai i rezervuar për emigrantët e sjellë në Shqipëri”– përfundon eurodeputeti.

Advertisement