Sport
KAMPIONËT VIJNË MË AFËR ME TRING SPORT CHAMPIONS LEAGUE NIS SEZONIN FENOMENAL

Kampionët kurrë nuk të mungojnë, me Tring të vijnë më afër… Edhe pse ngjason
me një premtim, në platformën më të madhe sportive në Shqipëri, ky është
tashmë një realitet i prekshëm, sepse TRING është shtëpia e kampionëve të
vërtetë.
Liga e Kampionëve, kompeticioni më prestigjioz botëror i futbollit të klubeve,
ngre sonte siparin e një sezoni që pritet të jetë fenomenal. Në Playoffs, për 2
mesjava radhazi zbresin në fushë 14 skuadra ambicioze, me grintë dhe histori
futbolli, që do të luftojnë për një vend mes më të mirëve të Evropës.
Dy mbrëmje sfidash emocionuese që do të jenë parantezë e një maratone të
futbollit të yjeve.
Club Brugge dhe Crvena Zvezda luajnë sonte, së bashku me 4 ekipe të tjera, për të
siguruar një vend në Fazën e Ligës, belgët më të motivuar se kurrë pas ecurisë së
sezonit të kaluar.
Ndërsa nesër mbrëma superdueli turko-portugez, Fenerbahçe – Benfika, por edhe
3 sfidat e tjera, do të ndezin arenën e futbollit evropian, me një mision të vetëm,
biletën e kualifikimit për në garën e ëndrrave.
Me Champions League, rikthehet edhe maratona e transmetimeve sportive Live,
pasi rikthehet edhe Live Show ekskluziv “Studio Champions” me moderatoren
Eva Murati, për një sezon të ri plot surpriza. Me kapitenin Lorik Cana dhe
analistët më në zë të futbollit, “Studio Champions” është dritarja e përsosur për
ta përjetuar të plotë përvojën e Ligës së Kampionëve, brenda dhe jashtë fushave
të lojës.
Le të fillojë spektakli i kampionëve në arenën madhështore të futbollit evropian,
por edhe në 8 kanalet Tring Sport, ku prej më shumë se 1 dekade tanimë ata,
kampionët, janë në shtëpinë e tyre.
Champions League dhe kampionatet më të forta në botë i shihni të gjitha në një
paketë të vetme, duke filluar nga 11900 lekë për abonimet 12-mujore OTT.
Bëhu edhe ti pjesë e lojës dhe sportifikohu… me Tring, sigurisht!

