Connect with us

Kosova

Kampionia Gërvalla sulmon BE-në/ Deklarata bombë në Turqi

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gervalla, ka vlerësuar se Bashkimi Evropian nuk po kujdeset mjaftueshëm për kontinentin e saj.

Në një intervistë për agjencinë turke te lajmeve turke, Anadolu ajo u shpreh se kjo mos-kujdesje rrjedhimisht mund të çojë drejtë konfliktit dhe tensioneve.

“Unë me të vërtetë besoj se nëse BE-ja nuk kujdeset mjaftueshëm për kontinentin e saj dhe u lë hapësirë ​​të tjerëve që nuk e duan BE-në, që nuk duan mënyrën tonë të jetesës, që nuk ndajnë vlerat dhe parimet tona, atëherë do të na duhet të merremi me konflikte dhe tensione” – ka deklaruar Gervalla.

Gjatë intervistës kryediplomatja kosovare i ka bërë thirrje Gjermanisë dhe Francës që të marrin drejtimin në mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kosova duhet të anëtarësohet sa më shpejt në KiE, sepse Kuvendi tashmë ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat”- ka pohuar Gervalla duke potencuar se “është koha që Franca dhe Gjermania të marrin drejtimin dhe ta sjellin Kosovën në Këshillin e Evropës”.

Ajo ndër të tjera ka potencuar gjithashtu se Kosova është “kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor”.

Advertisement