Politike
Kancelari gjerman, Merz uron Ramën për fitoren

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Nëpërmjet një statusi në platformën “X”, Merz shkruan se pret me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe Gjermanisë.
“Urime, @ediramaal, për rizgjedhjen tuaj në Shqipëri. Shumë urime!
Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe takimin tonë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten”, shkruan Merz.

