Politike
Kancelari gjerman thirrje BE-së nga Tirana: Amerikanët duhet t’i kemi në anën tonë!

Kancelari gjerman, Friedrich Merz nga Tirana tha se e gjithë BE duhet të jetë e qartë për mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Merz i bëri thirrje Europës, të bëjë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kenë në anën e tyre.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz: Ju e dini që vendi im i është skajshmërisht mirënjohës për atë që SHBA ka bërë pas Luftës II Botërore. Duhet të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kemi në anën tonë. Nuk mund t’i zëvendësojmë kurrsesi. Sistemet tona politike, demokracitë tona, janë në rrezik. Prandaj duhet të tregojmë se jemi majftueshmërisht konkurrues. E di që ka pasur kritikë për angazhimin gjerman, për pushtimin e Gjermanisë ndaj Europës, institucioneve europiane dhe Bashkimit Europian. Unë i kam kërkuar qeverisë sime të jetë sa më shumë që të jetë e mundur e pranishme në nivel europian, për të treguar që Gjermania është tërësisht e angazhuar për atë që është e domosdoshme në Europë tashmë.
Kjo është vizita e tij e parë në Shqipëri, në kuadër të samitit që po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar, ku marrin pjesë liderë nga e gjithë Evropa.

