Bota
Kancelari Merz jep premtimin: Do forcojmë ushtrinë tonë për ta mbrojtur NATO-n nga kërcënimet

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në marinën gjermane se Gjermania do të vazhdojë të forcojë ushtrinë e saj për të mbështetur aftësitë mbrojtëse të NATO-s.
Ai theksoi se Rusia po bën veprime të përditshme që testojnë gatishmërinë e aleatëve perëndimorë për të mbrojtur veten. Merz e shprehu angazhimin e tij për të siguruar lirinë dhe integritetin territorial të NATO-s, duke u angazhuar për mbrojtjen e këtyre vlerave në vitet e ardhshme.
Ai theksoi se pas agresionit rus ndaj Ukrainës, mbrojtja e Gjermanisë dhe NATO-s ka marrë një rëndësi akoma më të madhe. Merz vizitoi gjithashtu komandën detare në Rostock dhe u takua me inspektorin e marinës, Jan Christian Kaack.
Ai pa nga afër selinë e re taktike detare, të cilës iu besua koordinimi i operacioneve dhe stërvitjeve të forcave detare të NATO-s. Marina gjermane, me rreth 15,300 ushtarë, është dega më e vogël e Bundesuehr-it, ushtrisë gjermane.

