Connect with us

Politike

Kandidat në ‘Primaret’ e Berishës, Prençi i bashkohet Alibeajt

TIRANË- Tjetër lëvizje është shënuar në radhët e demokratëve. Ish-kandidati i primareve për bashkinë e Kamzës, Shemsi Prençi, pasi ëshët shfaqur pranë tij në një takim elektoral. Alibeaj ka qenë në Kamzë me kandidatin e tij për këtë bashki, Bilbil Bajraktarin, ndërsa pjesëmarrës ishte dhe Premçi, i cili u tërhoq nga Primaret  duke pretenduar se ka parregullsi.

E duket se ka zgjedhur që të mbështesë Alibeajn.

Ishte kandidat në 'Primaret' e Berishës në Kamëz,

Enkelejd Alibeaj dhe Shemsi Premçi

“Takim me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit, me shpresën dhe besimin e ndryshimit të nevojshëm jo vetëm për Kamzën, por në gjithë vendin. Dhe këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm ne. Zgjidhjen nuk mund ta presim nga jashtë, padyshim që prej tyre presim mbështetjen dhe modelet e duhura. Por jemi ne ata që duhet të bashkohemi e të gjejmë zgjidhjet. Zgjidhje që vijnë nga njerëz me reputacion, njerëz me vizion, pro perëndimorë, të ndershëm e mbi të gjitha me dinjitet e parime, pikërisht si kandidati me të cilin Partia Demokratike do të garojë për Kamzën, z.Bilbil Bajraktari,”- shkruan Alibeaj në një postim në Facebook.

Advertisement