Connect with us

Politike

Kandidatët e PS/ Berisha: Gjatë procesit të emërimit, dikujt i vunë prangat në duar

Kryetari i Rithemelimit, Sali Berisha gjatë një takimi me simpatizantë demokratë në Peqin të Elbasanit, foli për kandidatët e prezantuar nga Partia Socialiste për kryetarë të bashkive të vendit. Duke akuzuar PS-në për mungesë transparence në zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie, Berisha tha se kandidatët socialist janë emëruar në bodrumet e mafias pa u takuar me asnjë qytetar.

Duke sjellë në vëmendje, ngjarjet e ndodhura së fundmi, duke theksuar atë të arrestimit të Lefter Allës, sipas tij për arsye se nuk pranoi të mos rikandidohej në bashkinë e Bulqizës.

Ju e ndoqët procesin e emërimit të tyre, diku kërciti dajaku në mbledhje, diku tjetër u vendosën hekurat në duar, të tjerë u thirrën në SPAK se nuk po bindeshin, kurse ne gjithçka e lamë tek ju, tek besimi, vullneti, juaj dhe të jeni të sigurtë se ky është një investim i madh për të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi”- u shpreh Berisha.

Mes të tjerash, Berisha foli edhe për deklaratat e Ramës gjatë takimeve të ditës së sotme lidhur me mungesën e punëtorëve në Shqipëri. Berisha tha se më herët, vetë Rama nuk i pranonte këto shifra ndërsa tani po pranonte të vërtetën e shifrave të qytetarëve të larguar nga vendi.

“Pse u larguan nga Peqini dhe Shqipëria në total mbi 1 mln shqiptarë. Vetëm në hapësirën e BE-së, 937 mijë shqiptarë. Nuk është statistikë e imja, është statistikë e Institutit të Statistikave të BE-së i cili e ka të bazuar në numërimin e të gjitha letërnjoftimeve, gjurmëve që kanë lënë shqiptarët duke hyrë në kufirin e vendeve të BE-së.

Sepse po lexoja sot, Çubrilloviçin shqipfolës, Edi Rama shkruante se këto janë trillime, mashtrime. Nuk trillon Eurostati ta dini mirë. Është instituti i statistikave më të sakta në botë. Edhe nuk ka asgjë me shqiptarët, përkudrazi thotë të vërtetën, por fatkeqësia është se këta autorë të kësaj drame, as nuk duan të ja dinë, as nuk e konsiderojnë.  A nuk ishte ky njeri që ju thoshte ju para dy vitesh se kemi 400 mjekë që presin për të filluar punën, në një kohë kur janë larguar 4 mijë mjekë, në një kohë kur ne jemi sot në sistemin shëndetësor, ua them me të dhënat shumë të sakta, njëlloj si në vitet ’60”-shtoi kreu i Rithemelimit.

Sot Berisha ka vijuar me prezantimin e kandidatit të Rithemelimit për kreun e bashkisë së Peqinit, Mustafa Pashjan. Ndërkohë që nga ana tjetër, Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Berishës për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit, nën logon e PD-së si kryetar i partisë.

Advertisement