Connect with us

Politike

Kandidati për kryetar i PD: Jam në garë për të fituar, mes meje e Bashës s’ka luftë

Kandidati për kryetar i PD, Gjergji Hani tha se nëse s’do ishte i sigurt për fitoren nuk do i ishte future kurrë kësaj gare. Ai tha se Partia Demokratike ka nevojë për një reformim dhe pikërisht për këtë arsye ai vendosi të kandidojë.

Ai tha se mendon se gara për kryetar, e cila do të zhvillohet më 29 korrik ka për të qenë një garë e drejtë dhe sipas tij mes tij e Bashës do garohet mes ideve dhe qasjeve të ndryshme, por “nuk ka luftë”. “Këtu nuk bëhet fjalë për luftë mes meje dhe zotit Basha, por për qasje të ndryshme që do ishte e shëndetshme t’i mbijetonin kësaj gare që në mendimin tim do të jetë shumë e drejtë”,-tha Gjergji Hani.

Ai tha se nëse do vendosej në krye të partisë demokratike do të bënte të kundërtën e asaj që është bërë gjatë 32 viteve në Partinë Demokrate.

“Do doja të implimentoja të kundërtën e asaj që kanë bërë si zoti Berisha me dëshirë dhe vullnet të plotë, qoftë edhe zoti Basha në kohën kur ishte në krye. Por duke parë se sit ë gjithë kolonelët e zotit Basha ju bashkëngjiten Sali Berishës”,-tha Hani.

Advertisement