Connect with us

Politike

‘Kanë mbajtur peng Shqipërinë’/ Lapaj i prerë: Pas 11 majit nuk bëjmë koalicion me asnjë parti

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj paralajmëroi nga Elbasani ku prezantoi kandidatët për deputetë se pas zgjedhjeve të 11 majit nuk do të bëjë koalicion me PS-në apo PD-në.

Sipas tij, partitë e mëdha janë ato që kanë mbajtur peng Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Lapaj denoncoi se qytetarëve po iu bëhet presion me largim nga puna ose me lejet e legalizimeve, për vota.

“A është fakt që në Shqipëri kërcënohen njerëzit në administratë për votën? A është fakt që në Shqipëeri ekziston fenomeni i blerjes së votës? Që jepen pagesa dhe kemp-e kot për të marrë votën. A është fakt që njerëzit mbahen peng përmes legalizimeve dhe certifikatës së tokës për votën?

 

 

Nëse ne marrim aq mandate për të qeverisur vetëm, i bie që të shkojmë me njërën nga palët. Ne nuk do të shkojmë tek asnjëra. Por do të çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme. Pse? Sepse duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme të gjitha ato paratë që janë hedhur do të shumëzohen me zero dhe kjo do të na krijojë mundësinë që në zgjedhjet e dyta të zhbëjë fenomenin masiv të blerjes së votës dhe e dyta do t’i krijojë mundësinë Shqipërisë që të shkojë në një palë zgjedhje ku administrata nuk kërcënohet me vendin e punës dhe ai që merr pension nuk kërcënohet që do t’i hiqet. Ne do ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme që më në fund shqiptarët të votojnë pa u blerë vota dhe pa u kërcënuar hallexhinjtë. Do të qeveriset në raport me vullnetin e popullit. Sa kohë nuk ka zgjedhje të cilat pasqyrojnë 100% vullnetin e popullit nuk do të ketë koalicion dhe bashkëpunim me asnjë që mban peng Shqipërinë”, u shpreh Lapaj.

Advertisement