Connect with us

LAJMI I FUNDIT

“Kanë udhëtuar mbi kufoma”/ Sterilizimi, Berisha akuza të forta për Ilir Beqja

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme në lidhje me arrestimet e kryera nga SPAK për koncesionin e sterilizimit. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Beqja me mikun e tij, biznesmen Ilir Rrapaj udhëtuan mbi dhimbjen dhe kufomat, pasi kur ishte kërkesa e madhe për operacione, nuk kryheshin, pasi pajisjet për sterilizimin nuk funksiononin.

A nuk kaloi Edi Rama nëpër spitale, xhiro duke mbrojtur këtë vjedhje monstruoze, pasi e shihte që kjo që po ndodh po vinte erë gjithnjë e më shumë. Kjo organizatë kriminale në pushtet ka kryer vjedhjet më të paimagjinueshme ndaj taksave dhe pronave tuaja. Cilido që pret se do ketë një hetim, se drejtësia do bëhet jashtë regjisë, mashtron veten. Kemi të bëjmë me një drejtësi totalisht me regji, ndaj dhe ne duhet të ngrihemi. Prej dy vitesh, autorët qëndrojnë të pacenuar dhe hedhin kocka apo koka turku në mënyrë që t’ju mashtrojnë. Asnjë popull kurrë nuk do të toleronte afera të tilla, megaferë. Është në dorën tonë të rivendosim ligjin, shtetin ligjor duke larguar këtë organizatë kriminale.”, tha Berisha.

Advertisement