Connect with us

Politike

‘Kanë votuar me kokë’/ Rama: Berisha-Meta duhet të ishin braktisur fare

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vijoi turin e falënderimeve për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 majit. Nga Lezha, Rama tha se qytetarët kanë votuar me mendje të ftohtë duke zgjedhur punën dhe jo premtimet boshe. Ai kërkoi nga kryebashkiakët të jenë korreket dhe të punojnë ngushtësisht me qytetarët për të zgjidhur nevojat e tyre.

Të zgjedhurit duhet të kuptojnë se njerëzit kanë një pritshmëri shumë të lartë. Ka të mirat e vjetra, se të jep vota, por ka hallin nga mbrapa, sepse duhet të shlyhet me rezultate që u përkasin pritshmërive. Duhet njerzillëku i kryetarëve, nënkryetarëve, këshilltarëve dhe të gjithë atyre që janë në kontakt me qytetarin”, u shpreh Rama.

Ai tha ase dyshja politike Meta-Berisha nuk duhet të kishin marrë asnjë votë më 14 maj.

“Njerëzit kësaj here kanë votuar me mend. Duhet ti kishin braktisur totalisht fare. Kanë marrë 200 e ca mijë vota dhe janë tepër. Nuk duhet të kishin marrë fare, kjo për të gjitha arsyet që i kemi thënë në fushatë. Me qeverisjen tonë të çdo bashkie, duhet ta lidhim më shumë se asnjëherë më parë fjalë që “unë jam këtu për të gjithë ju” me veprën që po “gjithsecili nga ju, i majtë ose i djathtë qoftë, ka tek unë një derë të hapur”. Kjo është e domosdoshme, prandaj dita jonë duhet të nisë me fjalën njerzillëk dhe në fund dita duhet të mbyllet me bilanc pozitiv, për të gjithë njerëzit që u dëgjuan”, tha Rama.

Advertisement