Connect with us

Sport

Kaos jashtë stadiumit në Irak, dhjetëra të plagosur

Sot në orën 17:00, do të luhet finalja e Kupës së Gjirit ndërmjet Irakut dhe Omanit, dhe disa orë para ndeshjes, tifozët janë turrur jashtë stadiumit duke shkaktuar një rrëmujë të paprecedentë dhe për këtë arsye, janë plagosur dhjetëra persona, ku madje ka pasur edhe humbje jete.

Ndeshja luhet në stadiumin ndërkombëtar të Basrës, i cili ka një kapacitet prej 60 mijë vendesh dhe disa mijëra njerëz pa bileta u mblodhën para stadiumit pa bileta për të tentuar të hynin në stadium 10 orë para ndeshjes, por fatkeqësia nuk u shmang.

Ministria e Brendshme e Irakut u tha spektatorëve pa bileta të shpërndaheshin për të mos krijuar rrëmujë dhe turmë, por ata nuk e konsideruan këtë gjë. Shumë persona kanë mbetur të plagosur nga rrëmuja, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i viktimave. Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se deri më tani 1 person ka humbur jetën, por sipas disa raportimeve ky numër është shumë më i lartë.

 

 

Advertisement