Connect with us

Kronike

Kapen në Itali mbi 2 milionë e gjysëm euro kok*ainë. Në pranga shqiptari

Autoritetet e Guardia di Finanza Italiane kanë ekzekutuar një operacion antidrogë i cili ka çuar në sekuestrimin e 25 kg kokainë e konfeksionuar në 11 pako, 56 mijë euro para cash e një pistoletë, raporton Alba Kepi për Syri-n. Pas disa javë mbikqyrje e investigimi me dyshime të forta për përfshirjen në rrjetin e narkotrafikut, Policia italiane e krimit ekonomik e antidrogës ka ndaluar në një kontroll rrugor automjetin e drejtuar nga një emigrant shqiptar me banim në komunën e Spello në provincën e Peruxhias.

Image

Në dy vende të fshehura poshtë sediljeve të pasme të automjetit, që hapeshin vetëm përmes një sistemi të sofistikuara mekanik, u gjetën 10 pako kokainë me peshë 12 kg si dhe 10 mijë euro. Më pas kontrolli në dy banesat e shqiptarit çoi në gjetjen e 11 pakove të tjera me 13 kg kokainë e 46 mijë euro. Në banesa u sekuestruan dhe disa aparate celularë të kriptuar dhe një pistoletë me numër serie të modifikuar. Sipas financierëve italianë kokaina e sekuestruar ka një vlerë fitimi në treg mbi 2 milionë e gjysmë euro. Shqiptari është vënë në masë arresti e është dërguar në burgun e Spolettos në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

Advertisement