Connect with us

Bota

Kapen në ‘shtëpi bari’, vihen në pranga 4 shqiptarë në Gjermani

4 shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, pasi u kapën në një ‘shtëpi bari’. Suewpress shkruan se shqiptarët e arrestuar janë nga mosha 23 vjeç deri në 46 vjeç. Gjithsej policia gjermane ka gjetur dhe shkatërruar rreth 2000 bimë kanabisi.

Kanabisi ishte i mbjellë në plantacione në dhoma të ndryshme. Po ashtu është kapur dhe një sasi prej 3 kg kanabis të vjelë dhe gati për të dalë në treg. Të 4 shqiptarët janë dërguar në paraburgim dhe pritet që të dalin para gjykatës për të marrë dënimin e caktuar.

Advertisement