Aktualitet
Kapet furgoni me ushqime në Gjirokastër, reagon policia
GJIROKASTËR-
Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër
Në lidhje me rastin e publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se një furgon ka patur në brendësi pako ushqimore, të cilat mund të shpërndahen tek banorët në Memaliaj dhe se është ndaluar nga përfaqësues të një subjekti politik, ju sqarojmë se ky lajm është i pavërtetë.
Më datë 13.05.2023, rreth orës 21:20, shërbimet e Policisë, kanë verifikuar një furgon për probleme policore, të cilat nuk kanë lidhje me fushatën zgjedhore. Automjeti tip furgon në asnjë moment nuk është ndaluar nga individë të tjerë, por vetëm nga shërbimet policore. Gjatë verifikimit nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm në automjet.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias dhe përfaqësuesve politikë që mos të publikojnë lajme të pavërteta, por të kërkojnë informacion zyrtar pranë strukturave policore. Njëkohësisht Policia e Shtetit do të veproj konform ligjit ndaj cilitdo që kryen veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar automjete dhe duke ushtruar presion mbi qytetarët.
Policia e Shtetit fton qytetarët dhe përfaqësuesit e subjekteve elektorale, që për çdo dyshim a paligjshmëri që cënon procesin zgjedhor dhe të drejtën e votës së qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave policore duke ju garantuar reagim të menjëhershëm e profesional.