Kronike
Kapet me armë dhe municion luftarak me vete, arrestohet 42 vjeçari në Tiranë
Një 42 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje. 42 vjeçari u ndalua në rrugën e Kavajës në kryeqytet pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak. Policia njofton se nga verifikimet e kryera dyshohet se 42-vjeçari i arrestuar, ka siguruar armën e zjarrit, me qëllimin shitjen e saj, te persona të tjerë. Më parë, në kuadër të operacionit “Transportuesi”, janë vënë në pranga dy shtetas dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri pistoleta, krëhra e municion luftarak, një silenciator, dy automjete e aparate celulare