Connect with us

Shkrime

KAPET NE FLAGRANCE/ Vuçiç fut kokën në gjinjtë e Brukselit, BE mbyll gojën me litium

E gjithë Europa eshte ngritur në këmbë për shkak të vjedhjes së regjistruar zgjedhore në Gjeorgji fundjavën e kaluar. Disa zyrtarë të BE-së kërkuan një hetim urgjent, por kur në dhjetor te vitit te kaluar kishte një situatë pothuajse identike në Serbi – pati heshtje nga Brukseli, me përjashtim të disa vëzhguesve të huaj dhe Parlamentit Evropian. Pse tani BE-ja ka zgjedhur të reagojë, ndërsa në rastin e Serbisë mbylli gojën?

Partia në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ mundi koalicionin opozitar pro-evropian në zgjedhjet parlamentare, duke fituar gjithsej 54 përqind të votive. Opozita kundërshtoi menjëherë rezultatin e zgjedhjeve, duke deklaruar se votat ishin vjedhur dhe se kjo do ta largonte Gjeorgjinë nga BE-ja dhe do ta afronte atë me Rusinë.

Menjëherë pasuan reagimet nga Evropa, prandaj të dielën Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje për një hetim urgjent.

Ka reaguar gjthashtu edhe ish-deputetja e Parlamentit Evropian Viola von Kramon, e cila shkroi në platformen X se një situatë e ngjashme ka ndodhur në Serbi, por se presidenti serb Aleksandar Vuçiç “e bëri mashtrimin dhe vjedhjen shumë më elegante”.

E gjithë kjo shtron pyetjen se çfarë ndodhi me Serbinë kur pothuajse e njëjta gjë ndodhi në dhjetor atje ka ndodhur tani ne Gjeorgji.

Redaktori i portalit Europa dhe Ballkani Perendimor, Nemanja Todorović Štiplija, ka thënë se dallimi kryesor mes zgjedhjeve në Serbi dhe Gjeorgji është se qeveria e Beogradit po shkon më shumë drejt Evropës.

Nga ana tjetër, eksperti i marketingut Igor Avžner tha se në shembullin e zgjedhjeve gjeorgjiane duket se mund të shohim në jetën reale realizimin e fjalës së urtë: “Bukuria është në sytë e shikuesit”.

“Marrëveshje të ndryshme ‘nën tavolinë’ për nxjerrjen e litiumit dhe kthimin e Serbisë në koloni minerare, verifikim formal i dorëzimit të Kosovës, sepse joformalisht puna tashmë ka përfunduar, këto janë padyshim letrat që BE po luan tani duke mos e prekur presidentin serb. Tani për tani, ajo po arrin gjithçka që ka vendosur të bëjë, pavaresisht se  me një ritëm pak më të ngadaltë nga sa ishte planifikuar. Nga ana tjetër, në Serbi, ky ritëm pak më i ngadaltë do të thotë vetëm zgjatje e agonisë” – deklaroi per median serbe Nova eksperti i marketingut Igor Avžner duke folur per situaten paszgjedhore ne Gjerogji dhe duke bere krahasimin me zgjedhjet e kontestuara ne Serbi.

Zgjedhjet në Serbi në vitin 2023 u zhvilluan nën hijen e një numri të madh të parregullsive. Ne raportin e ODIHR-it thuhej se “autoritetet duhet të parandalojnë frikësimin dhe presionin ndaj votuesve, përfshirë punonjësit në sektorin publik dhe institucionet shtetërore.

Nga ana tjetër, pas zgjedhjeve në dhjetor, nga Bashkimi Europian nuk pati asnje reagim te forte. Në vend të zyrtarëve më të lartë te Unonit, u deklaruan per mashtrimet zgjedhore vetem vetëm disa vëzhgues nga Parlamenti Evropian

Kështu, Klemen Groshelj, kreu i misionit vëzhgues të PE në zgjedhjet në Serbi, tha në një intervistë për Nova se kishte parë me sytë e tij turma të pazakonta në qendrat e votimit dhe koordinimin e votimit.

Përveç tij, ka reaguar edhe Andreas Shider, vëzhgues i zgjedhjeve të dhjetorit në Serbi. Ai paraprakisht ka deklaruar se është për të ardhur keq kur shihet se nuk janë respektuar dhe zbatuar rekomandimet e misionit të ODIHR për përmirësimin e kushteve zgjedhore, si dhe se presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq, është aleat i presidentit rus, Vladimir Putin.

“A ka BE-ja ende interes që ne krye te Serbise te jete Aleksander Vuçiqi? Me siguri. Interesi i tyre është sigurisht një lloj mblesëri politike. Atyre iu dhemb me shume nese Gjerogjia ulet ne prehrin e Putinit. Serbia sigurisht qe një ditë do ta ketë radhen si Gjwerogjia” – theksoi Igor Avžner

Vetem 48 orë më parë deputetja e Parlamentit Evropian nga radhët e të Gjelbërve gjermanë, Viola von Kramon, krahasoi mashtrimin zgjedhor të ndodhur pak ditë më parë në Gjeorgji me ato në Serbi, në dhjetor të 2023-ës, teksa tha se “janë përdorur të njëjtat metoda dhe gjuhë mashtrimi” dhe se “Aleksandar Vuçiq e ka bërë në një mënyrë më elegante”.

Po pse Vuçiq është “një hajdut më elegant i zgjedhur” se ëndrra gjeorgjiane?

Ne lidhje me kete Radomir Lazoviq, bashkëkryetar i Frontit të Gjelbër-Majtas dhe deputet, theksoi per median serbe Danas se “As me marrëveshje për litium, as duke shpenzuar para për Rafale franceze, Vuçic nuk mund ta fshehë faktin që ai vodhi zgjedhjet”.

Kurse sipas Zdravko Ponosh, deputet dhe lider i ‘Serbia në Qëndër’ tha se Von Cramon, ndryshe nga kolegët e saj evropianë, shprehu kundërshtime dhe nuk lavdëroi suksesin e vjedhur të Vuçiqit në zgjedhje.

“Lojtarët e rëndësishëm në Evropë prisnin që zgjedhjet në Serbi, pavaresisht vjedhjeve dhe mashtrimeve, ti fitonte Aleksander Vucic, në mënyrë që ai pastaj t’i përkushtohej zbatimit të marrëveshjes së rënë dakord per litiumin dhe te vazhdonte me njohjen e Kosoves” – theksoi Ponosh duke shtuar se në rastin e Serbisë, demokracia ishte dytësore ndaj interesave të tyre në lidhje me axhendat dhe bashkëpunimin e Vuçiqit për Kosovën, litiumin dhe municionet për Ukrainën.

Kurse deputetja tjeter serbe, Danijela Nestoroviq, potencoi se eshte  “Politika zyrtare gjermane ajo qe mbështet Vuçiqin dhe vjedhjet e tij”

“Gjermania zyrtare e sheh Serbinë si koloni dhe pre te saj. Pyetja është, a e bën kancelari Scholz këtë mbështetje në mënyrë elegante?  – pyeti jo pa ironi Nestoroviç

Advertisement