Connect with us

Kosova

KAPITULLIM I SERBISE, jo PUSHTIM I KOSOVES/ Me bekimin e Vuçiç njihet pavarësia

Duke iu përgjigjur fjalimit të para tre ditëve të presidentit të Serbisë, deputeti Zdravko Ponoš tha se Aleksander Vucic ia ka lënë vetë me dëshire Prishtinës të gjitha institucionet që ai tani dëshiron t’i kthehen, dhe se veprimet e Albin Kurtit janë zbatim i asaj që ka nënshkruar Vuçic…

“Ajo që Vuçic shpalli ishte një histori krejtësisht e pakuptimtë. Te gjitha veprimet ne very te Kosoves jane bere me bekimin e kampit te Vucicit, kështu që nuk e di se me kë ai po debaton” –  tha Ponosh për median serbe Danas, duke komentuar vendimin e Vuçicit për të mos shpallur pushtimin e një pjese të territorit të Serbisë. Sipas Ponosh, presidenti i Serbisë me këtë performancë deklaroi “kapitullim, jo pushtim”.

“Gjithçka që tha se duhet urghjentisht qe Kosova ta ktheje – gjyqësorin, policinë, mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe komunitetin e komunave serbe, ishte Vucic qe i dha të gjitha. Ishte e gjitha shpikja e tij qe shkaterroi gjithcka” – deklaroi Ponosh duke theksuar se Vuçic vetëm sa “ri-pranoi dhe hodhi firme ne atë që nënshkroi në marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit”.

Advertisement