Connect with us

Lifestyle

Karakteristikat e një çifti të lumtur

 

Në gjuhën popullore, kur takojmë një person me të cilin dashurohemi themi që “ na bën të çmendemi”, por është e qartë që në çdo marrëdhënie duhet të ketë pak arsyetim. Dhe në këtë pikë mund ta quajmë “marrëdhënie të shëndetshme” me dy njerëz që kuptohen.

Por sidomos duhet thënë se në një marrëdhënie të tillë, është e mundur të gjejmë një ekuilibër. Sipas psikologes spanjolle Encarni Muñoz për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme, duhet të dimë të dëgjojmë kriteret personale. Çfarë kërkoni nga një marrëdhënie? A mundet t’jua japë ato gjëra personi që keni në krah?

Ndërgjegjësohuni për gjendjen emotive

Një pikë e rëndësishme për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme, është se secili prej partnerëve duhet të jetë përgjegjës për lumturinë e vet. Është thelbësore se marrëdhënia kundrejt tjetrit duhet të lindë nga një dashuri e fortë për veten dhe nga një vetëvlerësim i madh, që të forcojë idenë se kemi shumë gjëra të çmuara për të futur në një marrëdhënie. Kujtoni se nëse nënvlerësoheni, mund të përfundoni të fajësoni partnerin ose të vareni shumë prej tij. Është për këtë arsye, që marrëdhënia duhet të jetë e barabartë, të dy duhet të gjeni një ekuilibër në rindarjen e përgjegjësive.

Hapni kanale komunikimi për të ruajtur ekuilibrin

Pika e dytë ku këmbëngul profesoresha Muñoz lidhet me komunikimin për të vendosur dhe ruajtur ekuilibrin që përmendëm më sipër. Me këtë qëllim është thelbësore të përdorni empatinë dhe të dini të hapni kanale aktive dëgjimi. Nuk do të jetë gjithmonë e lehtë, por është e nevojshme të ruajni aftësinë e mirëkuptimit të tjetrit. Duhet të kuptoni këndvështrimin e partnerin dhe arsyen se përse bën atë që bën. Duhet të jeni tolerantë, edhe nëse nuk jeni dakord me partnerin. Jeni në të njëjtën barkë dhe keni një qëllim të përbashkët.

Praktikoni këmbënguljen, si forma më e mirë e sinqeritetit

Një marrëdhënie e shëndetshme në çift, nuk do të bazohet kurrë në gënjeshtër, kjo është një pikë thelbësore. Për këtë arsye, është e nevojshme që të dy palët të jenë të sinqertë mbi çështjet më të rëndësishme, që janë spirancat e vërteta të çiftit. Nëse ka diçka që ju bezdis, mos e mbani brenda, përndryshe do të bëheni kujdestarë të qindra sjelljeve që ju krijojnë pakënaqësi.

Edhe pse partneri mund t’ju njohë, nuk i dallon 100% të gjitha mendimet tuaja. Nëse zgjidhni ta merrni çdo gjë si të mirëqenë, është e lehtë që shumë situata të shndërrohen në debate dhe dinamika negative. Edhe pse jeni veçanërisht në simbiozë me njëritjetrin, gjithsesi mundohuni të jeni të qartë kur shpreheni. Nuk ka asgjë të keqe të tregoheni të brishtë përballë partnerit të jetës. Në fund të fundit, është njeriu që ju dashuron.

Besimi është thelbësor

Ky aspekt është një klasik në marrëdhëniet në çift. Nëse nuk ka besim nga ana e të dy partnerëve, vështirësisht mund t’i arrini objektivat e përbashkët. Është e rëndësishme ta bëni terrenin pjellor për pozitivitet dhe tek ai të ndiheni besimplotë dhe të mbështetit. Në këtë mënyrë, do të keni besim në faktin që sa herë që keni nevojë për partnerin, ai do të përgjigjet duke ju mbështetur, duke ju ndihmuar të ecni përpara. Besimi, veç të tjerash, do të largojë ndjenjat e tmerrshme të xhelozisë. Mendoni: nëse partneri ju dashuron dhe e dashuroni, për çfarë duhet të keni frikë?

Jetoni të tashmen me realizëm

Nëse do të përqendroheni në atë që do të ndodhë, për të ndryshuar partnerin ose mbi dyshimet që ju shtyjnë të pyesni nëse do të jetë një bashkëshort apo bashkëshorte e mirë, marrëdhënia juaj nuk do të ketë shumë të ardhme. Një marrëdhënie e shëndetshme jeton në të tashmen, këtu dhe tani. Njësoj siç nuk mund të jetoni në të ardhmen, nuk mund as të jetoni në të shkuarën. Praktikisht, të gjitha çiftet kanë pasur probleme; me t’i kaluar dhe falur, duhet t’i hidhni çdo gjë pas krahëve. Mos i nxirrni sa herë që debatoni, që t’i përdorni si një armë apo një formë qortimi.

Çelësi i lumturisë fshihet në zemrën tuaj

Secili prej nesh, e di brenda zemrës se për çfarë ka nevojë që të jetë i lumtur. Duhet të bindemi se çdo gjë që bëjmë, ka për qëllim që të na bëjë të arrijmë këtë objektiv. Në përgjithësi, një familje e bashkuar nga dashuria e gjen dashurinë çdo ditë në jetën e vet. Pavarësisht kësaj ata që janë të lidhur nga posesiviteti, nga kontrolli dhe nga marrëdhëniet toksike, nuk do të marrin gjë tjetër, veçse një ekzistencë boshe, të vështirë, të mbushur me zhgënjime dhe mëri.

Mësoni ” të mos mendoni”

Shpesh mendimet negative janë degëzime të inateve të vogla ose të mëdha, që vijnë nga të menduarit pa pushim. Herë pas here, mundohuni të mos mendoni për asgjë. Për shembull: në mëngjes, kur shkoni në punë, evitoni mendimet e pareshtura për bashkëshortin që nuk ju kupton, por tërhiquni nga një formë reje në qiell, nga kurora e një peme në rrugë, nga një muzikë apo një parfum. Hiqni mendjen nga mendimet negative dhe do të shihni që mërzia do të kalojë shpejt.

Psikologjia/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *