Connect with us

Aktualitet

Karamele me prani gozhde u hodhën në treg? Reagon AKU: Ky produkt nuk është importuar në Shqipëri

Reagim i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e vlerëson të arsyeshme për të sqaruar opinionin publik, mbi deklaratën e pavërtetë dhe të pabazuar në fakte, mbi mosbllokimin nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të produktit lëpirëse për fëmijë, “të supozuar me prani gozhde”.

Sqarojmë opinionin publik se për këtë produkt , njoftimi nga sistemi RASFF ka ardhur më datë 18.1.2024 , ku Shqipëria është etiketuar për ndjekje. Menjëherë pas marrjes se këtij informacioni, AKU ndërmori hapat për verifikimin e rastit në terren dhe verifikimin e dokumentacionit të importit nga Pikat e Inspektimit Kufitar (P.I.K)
Pas shqyrtimit të të dhënave nga PIK, rezultoi se produkti “Johny Bee Strawberry Pop Lizak z mini drażetkami o smaku truskawkowym” (lëpirëse/ mini karamele, me luleshtrydhe) me LOT: KD4354 dhe Datë Skadence: 29/04/2026 nuk është importuar në Republikën e Shqipërisë dhe për pasojë NUK ËSHTË SHPËRNDARË në tregjet e vendit tonë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në gadishmëri të plotë në kryerjen e misionit të tij, garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrotjen e shëndetit të konsumatorit.

Advertisement