Aktualitet
Karamuço: 1 milion euro nga Dubai për të shkarkuar kryepolicin
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar se disa muaj më parë një kriminel shqiptar nga Dubai ka ofruar 1 milion euro vetëm për të shkarkuar Drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.
Sipas tij kjo është një gjë tepër shqetësuese se çfarë janë të aftë të bëjnë këta kriminelë edhe pse ndodhen në arrati.
“Përpara tre muajsh ka një sinjalizim që një bandit nga Dubai shqiptar, ofronte 1 milion euro për të shkarkuar Tonin Vocaj, drejtorin e Policisë Tiranë.
Këto janë problemet serioze, jo ndihma juridike. Çfarë do bëjmë me këta njerëz? Mirë se ata nuk i marrim dot, nuk po i gjejmë dot, por nuk ia bllokojmë dot as lekët nëse i transferojnë për të na ndërruar ndonjë polic nga këta.
Se ai ka vajtur për t’i pastruar aty, por ai t’i hedh e këtu. Nëpërmjet kujt kanali e bën këtë? Ky është një shqetësim edhe më i madh”, tha Karamuço.