Connect with us

Aktualitet

Karamuço: Deri në Janar do të ketë arrestime tek politikanët

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se deri në muajin janar të vitit të ardhshëm do të ketë arrestime nga SPAK në radhët e politikanëve shqiptarë.

Karamuço theksoi më tej se arrestimet mund të ndodhin deri në muajin janar dhe më pas mund të ndërpriten për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

“Për disa politikanë vazhdon hetimi pa iu komunikuar akuza, qoftë majtas dhe djathtas. Por deri në dhjetor, maksimumi në janar, sidomos aktet dhe veprimet që kanë të bëjnë me eksponentë të politikës do të jenë aktive sepse më pas ndërpriten për shkak të fushatës, që të mos ndikohet elektorati nga arrestimet që mund të ndodhin. Kjo do të shtyhet deri pas majit”, u shpreh Karamuço në studion “3D” në RTSH1.

Ai vuri në dukje gjithashtu se paralelisht me procesin e hetimeve ndaj politikanëve edhe vetë pjesëtarë të sistemit të drejtësisë janë në objektivin e hetimeve pasi mund të kenë pasur kontakte me grupe kriminale.

“Paralelisht me pjesën politike ne kemi një patate shumë të nxehtë në SPAK që është prova dhe testi më i madh. Janë persona që dalin me emra që kanë shkruar të cilët e kanë kaluar vetingun.

Mbase nuk do të provohet kurrë se kanë përgjegjësi penale për gjërat që kanë bërë por provohet që kanë kontakte të papërshtatshme me grupe kriminale.

Për këtë element ne kemi shkarkuar të tjerë nga procesi i vetingut. Kështu që ne na rrezikon i gjithë procesit të vetingut nga kjo. Media dhe një pjesë e shoqërisë civile i di, por ne duam veprime konkrete”, theksoi Karamuço.

Advertisement