Kronike
Karrige që “fluturojnë” dhe shkopinj bejsbolli/ Zbulohen detajet nga sherri në Korçë, si agravoi gjithçka brenda pak minutave

Zbardhen detaje të reja nga sherri mes dy grupeve në zonën e Pazarit të Vjetër të Korçës.
Policia e Korçës ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga lokali ku ndodhi sherri masiv që përfundoi në plagosje.
Nga informacionet e deritanishme, sherri masiv ka përfshirë dy grupe personash të cilët fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit.
Pas kësaj, tre autorët e shoqëruar dyshohet se kanë nxjerrë mjetet prerëse dhe kanë plagosur tre persona.
Burime nga policia konfirmojnë se deri më tani janë arrestuar 9 persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë tek ky sherr masiv. Dyshohet se edhe të plagosurit janë pjesë e të arrestuarve.
E gjithë ngjarja ka ardhur për motive banale dhe nën efektin e alkoolit.

