Connect with us

Kronike

Karta bankare të klonuara, arrestohet 23 vjeçari në Tiranë

Një 23 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se nëpërmjet platformave online u premtonte karta të klonuara bankare, në këmbim të vlerave monetare

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar, se për një periudhë 1-vjeçare, janë mashtruar ne platforma online rreth 100 shtetas te ndryshëm në shtetin Shqiptar dhe të vendeve të BE-së, duke ju reklamuar se do ju shisnin karta bankare të klonuara, kundrejt vlerave monetare, të cilat kryheshin me keste. Shumat e përfituara nga autorët nga kjo veprimtari, arrijnë shifrën e 60 mijë eurove.” informoi sot policia e Tiranës.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit E. F., 22 vjeç, E. N., 22 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Operacioni policor i koduar “X-Card” u finalizua pas një hetimi disamujor. Hetimet kishin nisur pas informacioneve të marra se disa shtetas, reklamonin dhe premtonin se do shisnin në platforma online, karta bankare të klonuara.

Advertisement