Politike
KASANDRA/ Edi Rama si parashikues i fatit të zgjedhjeve
Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar një ditë ditë pas numërimit të votave në shumicën e bashkive të vendit ku fituese është shpallur Partia Socialiste. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kryeministri i vendit ka postuar një foto të tij, ku krahas saj shkruan; ‘Faleminderit”
Ndërkohë bashkëngjitur fotos ka përshëndetur me fjalën “Mirëmëngjes”.
Kujtojmë se Rama parashikoi rezultatin për zgjedhjet se PS fiton me rezultatin +50, ndërsa opozita 0-11.
Më 14 maj u zhvilluan zgjedhjet vendore në 61 bashki të vendit. PS ka fituar deri më tani bashki të vendit, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijak, Përmet, Pogradec, Kukës dhe Kurbin.
Ende nuk është shpallur rezultati për Tiranën dhe Malësia e Madhe por deri më tani nga numërimi i votave kryeson PS. Ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka arritur të fitojë në total vetëm në shtatë bashki Kavajë, Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.