Connect with us

Kronike

Kasaphana në Klos dhe fotot nudo…’merreni për nuse’

Besnik Mjeshtri, vëllai i autorit të vrasjes së dyfishtë Fiqiri Mjeshtri, u shpreh se dy djemtë e shtantazhonin vajzën se do t’i nxirrinin foto nudo.

‘‘Një natë para se të ndodhë ngjarja kanë marrë kontakt nga Fatbardhi dhe Fiqeriu me prindërit e atyre dy djemve. I ka takuar kanë folur bashkë dhe e kanë lënë përfundimisht, kanë bërë debate por nuk kam qenë prezent, kanë qenë vëllezërit e mi. Jam edhe i tronditur e kanë lënë që të nesërmen mëngjes të takohen dhe ti vënë kapak kësaj pune… sepse na keni bërë gocën me fjalë, na keni kërcënuar gocën, nga keni nxjerrë gocën nudo dhe kanë bërë veprime të turpshme. Kam takuar vëllezërit, kemi shkuar të pimë kafe në 2 raste fatkeqësisë, kemi dalë në këmbë te Bashkia e vjetër dhe jemi nis në qytetin e Klosit, dhe aty më del mua Shira, Lir Shira. Jemi kushërinj të largët. Më tha “kam një muhabet”, i dhashë dorën, dhe më tha kam lënë që të pimë një kafe, i kanë kërkuar ato vëllait tim të pimë një kafe, u takua me mua, dhe pastaj e lamë për të pirë kafe, Ferit Shira kishte ardhur meqë e kishim të dy kushëri, vjen dhe Feriti, Liri/ Feriti na tha do bëhet më e mira dhe ia lamë atij në dorë, i thashë se ne na keni turpëruar. Nuk kemi ditur gjë, por e kemi marrë vesh vonë, se kishte 3-4 muaj apo 1 vit, rrugëzgjidhje është që gocën ta marrë Liri për djalë. Që të bëjmë miqësi, kur u ngritëm nga lokali shkuam duke hëngër burg, dhe në moment më merr një numër të panjohur dhe më merr Feriti, u futëm në një lokal. Nuk kishte as njerëz asgjë, u ulëm në tavolina jashtë, erdhi Liri, djali, Kenado dhe vëllai im, u pata thënë vëllezërve mos hajdeni në tavolinë, se do do mundohem unë që ta rregulloj unë muhabetin’- u shpreh Besnik Mjeshtri.

‘Goca ime paska qenë e dalme komplet’, vëllai rrëfen ç’a tha autori pak para masakrës me 3 viktima në Klos

Besnik Mjeshtri ka rrëfyer fjalët që janë thënë në tavolinë, pak para se të ndodhte masakra në Klos.

“Morën Egli Hasullën me djalë, u ulën në tavolinë, diskutuan dy 17-vjeçarët Renato me Kenadin, dhe diskutuan, kaq mesazhe i ke çuar ti, kaq unë, çuni i Lirit it ha çunit të Eglit, ‘a e mban mend ca më ke thënë mua’, kur kanë ikur gocat në plazh, ‘ka qenë parukeria bosh, ka qenë S*** vetëm dhe t’i ke shkuar dhe ke takuar S***, dhe u zunë, baba i gocës ishte aty, tha ‘ca u bë goca ime që paska bërë gjithë këto’, dhe refuzuan që të bëjnë mik, Fiqiri tha ‘ia vë unë kapakun’, nuk e dija që kishte armë me vete, ‘goca ime paska qenë e dalme komplet’. Unë mendova se do qëllonte me dorë, kishte pas pistoletën të mundshme, ka qenë duke na vrarë të gjithëve, unë thashë ‘ik se armë’, pastaj kam parë që Liri u shtri në karrige, Egli u cu dh era me kokë te një vazo lulesh dhe kam shkuar dhe të gjithë më kanë thënë ‘ik’, nuk isha për luftë”, tha ai.

Kronologjia e ngjarjes

Një konflikt mes tre familjeve shkaktoi tre të vdekur mesditën e djeshme në qytezën e vogël të Klosit.

Babë e bir, Kenado dhe Liri Shira u vranë në mes të Klosit nga plumbat e një pistolete.

Autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri, pak minuta pas vrasjes së dyfishtë, në pamundësi për t’i ikur policisë drejtoi armën nga vetja dhe qëlloi duke humbur jetën menjëherë.

“Sot në orën 14:15 minuta në Klos ka ndodhur në ngjarje e rëndë, ku ngelen të vrarë Ilir, 46 vjeç dhe Kenado Shira, 17 vjeç. Të plagosur janë Renato dhe Eglantin Hasula. Të plagosurit janë nisur në Tiranë. U bë e mundur kapja e tre personave, Fiqiri, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë”, tha kreu i Policisë së Dibrës, Dhimitraq Ziu ditën e djeshme.

‘Nuk e marr gocën se është lidhur dhe me djalin e Hasullës’, vëllai i autorit të masakrës në Klos: Familja Shira refuzoi ta merrte nuse vajzën! Na solli mesazhet të printuara

Besnik Mjeshtri ka zbuluar momentin se pse ka nisur konflikti mes fiseve në fshatin Klos. Ai thotë se i ka thënë Liri Shirës që ta merrte jnuse për djalin, Kenado, po ky i fundit ka refuzuar pasi është shprehur se vajza, ka qenë e lidhur me një tjetër djalë nga fisi Hasulla.

“Po vrave kam për të të vrarë. Shkuam për miqësi, Liri nxori disa fletë, ja sa mesazhe ka cuar goca, mora unë kishte shkruar dhe djali, nuk kisha syze të lexova mirë, kur nxori letra, vjen Fatbardhi dhe ulet në tavolinë dhe u nxeh ‘ç’i ke to letra’. Filluan debate, dhe i tha shkurt, a do e marrë gocën apo ku e ke hallin, më vonë vjen Fiqiriu, ulet në tavolinë dhe i pa letrat dhe u tha ‘a do bëhemi miq, hajde bëhemi miq, mere gocën i pafsh hajrin’, tha që nuk e marr gocën se është lidhur me djalin e Hasullës’,  ka rrëfyer Besniku.

Rrëfimi tronditës: E ka parë 17-vjeçarin se ishte gjallë i plagosur dhe e ka qëlluar sërish! I tha: T’i s’jeton më

Kenado Shira, 17-vjeçari i cili mbeti i vdekur një ditë më parë nga plumbat Fiqiri Mjeshtrit, ka qenë gjallë fillimisht, por është qëlluar më pas sërish me armë zjarri nga Fiqiriu, deri sa të nxirrte shpirt.

‘17-vjeçari ishte më poshtë. Ishte larg Eglit ishte 5 metra te një kazan plehrash. Ai ka qenë gjallë edhe ka qenë i plagosur. E pa gjallë dhe ka shkuar djalit i ka rënë sërish, i tha ti nuk jeton më. Nuk di të fsheh asgjë. Kam parë tmerr. Jam shumë i tronditur. Unë duke bërtit. Ka kryer krimin dhe është larguar në këmbë. Ka ikur në këmbë vëllai… Bërtisnin me të madhe!’- u shpreh Mjeshtri.

Kush ishte shkaku i konfliktit

Burime bëjnë me dije se 17-vjeçari Renato Hasula i shkruante vajzës 16-vjeçare të Fiqiri Mjeshtrit në rrjetin social Instagram.

Ky i fundit, së bashku me vëllezërit e tij Besnik dhe Fatmir Mjeshtri, shkuan të sqaroheshin në lokal.

Së bashku me Eglantin dhe Renato Hasulin ishin edhe Lir dhe Kenard Shira.

Më pas Mjeshtri ka nxjerrë pistoletën duke vrarë dy anëtarët e familjes Shira dhe duke plagosur dy të tjerë.

Kenad dhe Renato ishin kushërinj të parë, djem tezesh.

Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

Një kamër sigurie ka filmuar të gjithë masakrën e ndodhur në Klos. Pamjet janë sekuestruar nga policia dhe pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve

Mësohet se 14-vjeçari Renato është i vetëdijshëm dhe në gjendje shëndetësore relativisht të mirë, kurse babai i tij, Eglantin, 39 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore, me prognozë të rezervuar.

Arrestohen dy vëllezërit e autorit Fiqiri Mjeshtri

Ditën e djeshme u shoqëruan në ambientet e Policisë dy vëllezërit e tij Fatmir Mjeshtri dhe Besnik Mjeshtri.

Gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin F. M., 44 vjeç dhe vëllanë e tij, shtetasin B. M., bashkëpunëtorë në këtë ngjarje”, bëri me dije policia.

Advertisement