Connect with us

Kosova

Katastrofa për Kosovën/ Analisti vjen me një parashikim, ja skenari që mund të ndodhë

Daniel Serwer, njohës i hershëm i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit dhe profesor amerikan, ka folur me tone kritike për rolin e misionit ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe ndikimin e Beogradit në Republika Serpska.

Serwer tha se amerikanët duhet t’i kundërvihen kësaj situate dhe ta përmirësojnë, jo vetëm në Bosnje, por edhe në Kosovë, në Mal të Zi, madje edhe në Maqedoni.

Duke folur për pritshmëritë në Ballkanin Perëndimor nga zgjedhjet Presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe parashikimet se në rast të zgjedhjes së Donald Trumpit, se NATO-ja nuk do të ekzistojë, ai tha se nuk beson në fitoren e republikanit.

“Trump përfundimisht do të ishte katastrofë për Ballkanin. Ai e thotë hapur çdo ditë, se do t’ia dorëzonte Ballkanin Beogradit dhe ky do të ishte fundi. NATO-ja nuk është e dobët, NATO-ja është e fuqishme. Me presidentin Biden, organizata ndihmoi Ukrainën të luftojë në këtë luftë të vështirë kundër Rusisë”, u shpreh Serwer

Në lidhje me këtë temë ka folur edhe analisti politik Hidajet Ahmeti.

Ai tha se politika amerikane nuk mund të ndryshoj nëse nuk është presidenti i njejtë.

“Politikat amerikane janë strategjike dhe nuk ndryshojnë me ndryshimin e presidenit. Edhe pse SHBA-ja ka sistem presidencial, fuqinë absolute në vendimmarrje nuk e ka vetëm presidenti. Mekanizmat e kontrollit shtetoror, por edhe balanci i pushteteve nuk i jep fuqi një institucioni vendimarrës”, tha analisti, teksa shtoi që miqësinë e Kosovës më SHBA-të nuk mund ta dëmtoj një individ sado i fuqishëm që mund të jetë.

“Trump edhe mund të fitoj, por nuk mendoj se politika amerikane mund të ndryshoj në raport me Ballkanin, saktësisht me shtetin e Kosovës. Miqësinë e Kosovës më SHBA-të nuk mund ta dëmtoj një individ sado i fuqishëm që mund të jetë, por SHBA-të do të vazhdojnë ta përkrahin shtetin e Kosovës në rrugën e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtar, por edhe fuqizimin e brendshëm” – deklaroi Ahmeti.

Advertisement