Connect with us

Bota

“Katastrofë humanitare”/ Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sier Keir Starmer ka bërë sërish thirrje për situatën në Gaza, duke thënë që duhet të ndryshojë rrënjësisht.

Dje ai deklaroi se Britania do të njohë shtetin palestinez në shtator, nëse Izraeli nuk ndal sulmet.

Në një intervistë për BBC të enjten, Starmer thotë “Situata në terren në Gaza duhet të ndryshojë, ka një katastrofë humanitare dhe për këtë arsye kam thënë se nëse kjo nuk ndryshon materialisht, natyrisht që do ta vlerësojmë këtë kur të arrijmë në shtator, atëherë do ta njohim Palestinën.”

Ai shton se thirrja e qeverisë për lirimin e menjëhershëm të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza ka qenë e vazhdueshme.

“Ata janë mbajtur për një kohë shumë, shumë të gjatë në kushte absolutisht të patolerueshme. Pra, kjo duhet të ndodhë absolutisht”, përfundoi kryeministri britanik.

Advertisement