Connect with us

Kosova

Katastrofike/ Biserko e ashpër me Vuçiçin, ja çfarë tha për shtatë kërkesat e vendosura ndaj Kosovës

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko vlerësoi se politika e presidentit serb ndaj Kosovës është “katastrofike” dhe se fjalimi i Aleksander Vucicit ne lidhje me kerkesat e reja ndaj Kosoves per tu rikthyer ne piken zero ne Veri, ishte përpjekje për te rikthyer disa çështje në agjendën e dialogut, por që nuk do jetë e mundur, dhe kjo sipas saj, për disa shkaqe.

“Politika e Vucic për Kosovën vazhdon te jete katastrofike, sidomos ndaj serbëve në veri të cilët nuk u lejuan të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të artikulojnë interesat e tyre. Dy vjet më parë Beogradi i urdhëroi ata që të largohen nga institucionet e Kosovës, të mos marrin pjesë në zgjedhje dhe regjistrimin e popullsise. Fjalimi i Vucicit drejtuar kombit, ishte një përpjekje për te rikthyer disa çështje në agjendë. Kjo nuk është e mundur sepse  realiteti ka ndryshuar. Kosova tani është plotësisht nën kontrollin e shtetit të Kosovës dhe kjo nuk do të ndryshojë” – theksoi Biserko.

Krahas kësaj, ajo shtoi se Serbia nuk ka forcë të shkaktojë konflikt të ri, pasi i gjithë rajoni i Ballkanit është nën mbikëqyrje të NATO-s, BE-së dhe SHBA-së.

“Kosova tani është përgjegjëse për integrimin e serbëve në veri dhe shpresoj se kosovarët do të tregojnë pjekuri dhe solidaritet përkundër të kaluarës së trazuar” – potensoi Biserko

Kujtojmë, se sipas dokumentitte prezantuar nga Vucic, Serbia kërkon: shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian. Kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre gjyqësore.

Tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga “bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në mënyrë të paligjshme” në veriun e Kosovës. Tërheqjen e Policisë nga të gjitha institucionet dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Advertisement