Connect with us

Sport

Kategoria e Parë/ Apolonia fiton mes tensionit në Fier

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbyll sot javën e 20-të. Në 14:00 në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier, Apolonia fitoi 1-0 me Orikun. Ndeshja u karakterizua nga një luftë e fortë sportive, teksa Omeri në minutën e 75 vendosi ndeshjen dhe tri pikët për vendasit. Në fund miqtë nga Orikumi nuk u pajtuan me vendimet e arbitrit, duke protestuar pas fërshëllimës së trefishtë. Po sot në 17:00 luhet “finalja” mes Flamurtarit dhe Dinamos në Vlorë. Dy skuadrat janë në vendin e dytë dhe tretë.

Në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier, Apolonia fitoi 1-0 me Orikun për javën e 20-të në Kategorinë e Parë. Përballja e sotme mori jetë në 14:00, me vendasit që iu falën golit të Omerit në minutën e 75-të. Fundi i ndeshjes ka pasur tension, me Malon te miqtë që pas dy kartonave të verdhë është larguar me të kuq. Oriku në fund nuk është pajtuar me vendimet e arbitrit, teksa kanë protestuar te kryesori. Është dashur ndërhyrja e sigurisë që situata mos acarohej. Pas javës së 20-të, Apolonia me 28 pikë mban vendin e shtatë, me pikë të njëjta me Besën që është një pozicion më sipër dhe ndodhet në zonën e promovimit. Nga ana tjetër, Oriku me 21 pikë është në vendin e 12-të.

Advertisement