Connect with us

Lifestyle

Katër vitamina esenciale për lëkurë të shëndetshme

Problemet me lëkurën: si aknet, ekzema dhe lëkura e tharë, prekin një pjesë të madhe të njerëzve gjatë jetës së tyre.

Problemet e ndryshme kërkojnë trajtime të caktuara në mënyrë që simptomat të përmirësohen.

Ekspertët shëndetësorë thonë se shumica e njerëzve mund t’i marrin vitaminat e nevojshëm përmes një diete të balancuar mirë, por nëse nuk mund t’i merrni përmes ushqimit, atëherë duhet të përdorni suplemente.

Këto katër vitaminat e mëposhtëm jua mbrojnë lëkurën dhe jua mbajnë të shëndetshëm:

Vitamina A

Vitamina A njihet edhe si retinol. Ajo i mban të shëndetshëm disa pjesë të trupit, por edhe lëkurën dhe hundën. Burime të mira të vitaminës A janë vezët, djathi, peshku, qumështi dhe jogurti, etj. Meshkujt duhet t’i konsumojnë 0.7mg vitaminë A në ditë, ndërkaq femrat 0.6mg.

Vitamina B2

Vitamina B2, apo riboflavini, e mban lëkurën, sytë dhe sistemin nervor të shëndetshëm. Ajo mund të gjendet në qumësht, vezë dhe oriz. Meshkujt duhet t’i konsumojnë 1.3mg vitaminë B2 në ditë, ndërkaq femrat 1.1mg.

Vitamina C

Vitamina C ndihmon në mbrojtjen e qelizave dhe i mban të shëndetshme, njëkohësisht e mirëmban lëkurën, enët e gjakut, eshtrat, etj. Kjo vitaminë gjendet në portokaj, speca, dredhëza, brokoli, patate, etj. Meshkujt dhe femrat duhet t’i marrin 40mg vitaminë C në ditë.

Vitamina E

Vitamina E ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës dhe syve, por edhe e forcon sistemin e imunitetit. Ajo mund të gjendet në sojë, vaj ulliri, produkte arrore dhe fara, etj. Meshkujt rekomandohet t’i marrin 4mg vitaminë E në ditë, ndërsa femrat 3mg.

Advertisement