Connect with us

Pinknews

Katër vite lidhje me Çiljeta Xhilagën, Alban Hoxha rrëfen intimitetet e bashkëjetesës, “Nuk bëj zhurmë kur…”

Pas katër vitesh histori të komentuar nga mediat, portieri i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare, Alban Hoxha, ka folur për herë të parë për raportin intim që ka me këngëtaren Çiljeta Xhilaga.

Si gjithmonë i rezervuar për këtë marrëdhënie, Albani më në fund ka thyer heshtjen teksa ishte i ftuar në ‘Wake Up’.

Pyetjeve se pse janë treguar të mbyllur karshi publikut në lidhje me jetën e tyre private dhe planet e së ardhmes në çift, Albani iu përgjigj: “Kjo është një zgjedhje që nuk duam të bëjmë publike, janë gjëra personale. Kështu që nuk kemi çfarë ndajmë me publikun”.

Ndërsa tentativës së moderatorëve për të zbuluar më shumë detaje nga bashkëjetesa e tyre në një shtëpi, Albani iu përgjigj: “Unë u zgjova i pari sot. Stërvitjen e kam herët në mëngjes, kështu që duhet të çohem herët, përveç asaj pjesës që nuk mund të ngrihesh në minutën e fundit dhe të shkosh në stërvitje”.

I pyetur nëse është mashkulli që i përgatit kafen e mëngjesit partneres, portieri tha: “Jo jo, deri te kafja jo. Unë çohem pi kafen te lagjja, nuk bëj zhurmë kur çohem herët, që të mos e bezdis!”.

Burime pranë çiftit kanë treguar se ata po planifikojnë martesë dhe fëmijë, një plan që po e mbajnë sekret për shkak se janë supersticiozë.

Kujtojmë që një vit më parë mediat publikuan fotot e saj në ambientet e Gjykatës, ku shkoi për të mbështetur Albanin pas arrestimit për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Lidhja e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta, për shkak edhe të ndonjë fotoje të Albanit në club, por që nga vetë këngëtarja ka qenë shumë zhurmë për asgjë.

Historia e Çiljeta Xhilagës me Alban Hoxhën nuk është një lidhje e zakonshme, duke qenë se ata kanë bashkëjetuar duke vendosur ta njohin njëri-tjetrin kështu.

Gjatë një interviste tri vite më parë, futbollisti Hoxha u ngacmua edhe për lidhjen me Xhilagën. Ishte viti 2016 kur çifti jo vetëm që komentonin hapur njëri-tjetrin në fotot që postonin në rrjetet sociale, por Çiljeta prej kohësh i ndiqte nga afër ndeshjet e Partizanit dhe bënte tifo për Albanin.

Por pavarësisht faktit se Çiljeta i bëri një deklaratë publike duke e komentuar “Dashuria ime”, kur moderatorët i përmendën Çiljetën, Albani nisi të qeshte duke anashkaluar pyetjen me përgjigjen: “Më pëlqejnë shumë këngët e Çiljetës!”.

I pyetur nga Eno Popi dhe Isli Islami nëse Çiljeta do të ishte apo jo në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena” për ta ndjekur në derbin Partizani-Tirana, Hoxha dha një përgjigje që nënkuptonte diçka më shumë, ndërsa u shpreh: “Sigurisht që do të jetë! Ajo ka qenë edhe në ndeshje me më pak vlerë; në një sfidë si kjo e derbit do të jetë patjetër. Ajo është tifozja ime më e zjarrtë!”.

Kujtojmë që Albani asnjëherë nuk ka folur hapur për lidhjen me Çiljetën, për faktin se nuk donte të komentohej për lidhjen më shumë sesa për futbollin.

Nga ana tjetër, vitet e fundit këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe publikut, për shkak të lidhjes së saj me futbollistin Alban Hoxha.

Marrëdhënien e tyre u tha se e zyrtarizuan në vjeshtën e 2018-ës, pikërisht në momentin kur të gjithë mendonin se këngëtarja ishte në një lidhje të komplikuar me të dashurin e saj.

Këngëtarja tregoi për të gjithë unazën me gur të madh që mban në gisht, një dhuratë kjo që u tha se ishte e Albanit. Në “Instastory”, Xhilaga postoi foton e duarve të saj dhe Albanit të kapura bashkë, në momentin e zyrtarizimit pa bujë të lidhjes së tyre me fejesë.

E sigurisht që vëmendjen e tërhoi unaza shkëlqyese, gjë që tregonte se marrëdhëniet mes çiftit ishin bërë realisht serioze, pavarësisht faktit se as njëri dhe as tjetri nuk e kishin rrëfyer asgjë publikisht deri në atë moment.

Para disa muajsh Çiljeta zbuloi gjatë një interviste planet për martesë, ku nuk hezitoi ta shprehte hapur çfarë ëndërronte të realizonte në të ardhmen.

Madje, ajo tregoi se dëshironte shumë një ceremoni martesore buzë detit me njeriun e zemrës. Portieri i Partizanit e prezantoi Çiljetën si të dashurën e tij në festën që organizoi për 30-vjetorin e lindjes, një përvjetor ky që e kaloi mes miqve më të mirë. Dy të dashuruarit u kapën mat në një bar pranë zonës së Liqenit Artificial, ku Çiljeta banon prej katër vitesh.

Gjatë kohës që qëndruan në këtë ambient publik, shkëmbenin puthje e ledhatime në kafe. Portieri i Partizanit dhe këngëtarja janë të dy prindër të vetëm të djemve të tyre.

Çiljeta mori kujdestarinë e djalit pas ndarjes nga partneri, ndërsa Albani po rrit vetë fëmijën, pasi bashkëshortja humbi jetën tragjikisht pas lindjes. Duket se ata tashmë ndihen familje e vërtetë dhe ceremonia e martesës do të jetë thjesht një festë private mes familjarëve dhe miqve./ Panorama plus

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

Bardhi i ulur në gjunjë i propozon Sarës për martesë, ajo i tha…

Sara Gjordeni i thotë “Po” Bardhit.

Sara Gjordeni ka postuar disa foto në rrjetet sociale nga ku ka treguar se Bardhi i është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar.

Përgjigjja e Sarës sigurisht ishte “PO”.

Thash PO, PO, PO!!! Jo thjesht Po”-shkruan Sara krah fotove.

Kujtojmë që Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Modelja dhe këngëtari kanë zbuluar lajmin në një video në rrjetet sociale, ku Bardhi shfaqet duke puthur barkun e partneres.

 

Continue Reading

Pinknews

Jashtë ‘Big Brother’ dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Ilnisa Agolli, ish-banorja e spektaklit “Big Brother VIP 3”, e njohur për personalitetin e saj të fortë dhe lidhjen që formoi me Meriton Mjekiqin brenda shtëpisë, vijon të jetë një figurë e ndjekur dhe diskutuar në media sociale.

Pas përfundimit të aventurës së saj në BBV3, Ilnisa është shfaqur mjaft aktive jo vetëm në platformat digjitale, por edhe përmes intervistave të ndryshme që ka dhënë, duke mbajtur fansat e saj të informuar për zhvillimet e saj të fundit.

Rrjetet sociale kanë qenë dëshmitarë të një ndryshimi drastik në pamjen e Ilnisës. Ajo ka ndërmarrë një transformim të dukshëm në stilin e flokëve, duke bërë një ndryshim të guximshëm që pa dyshim i ka shtuar edhe më shumë shkëlqim asaj prej tash. Në postimet e saj të fundit në Instagram dhe Facebook, Ilnisa shfaqet e lumtur dhe e buzëqeshur, dhe nga komentet e ndjekësve të saj, ky ndryshim duket se është pritur me duartrokitje.

Ndikimi i ndryshimit të pamjes tek yjet e televizionit nuk është asgjë e re, por për Ilnisën, kjo duket të ketë qenë një hap i rëndësishëm pas daljes nga realiteti i BBV3. Duke qëndruar në qendër të vëmendjes, ky ndryshim i ri i jep asaj një rinovim dhe freski, të cilin ajo krenarisht e ndan me ndjekësit e saj.

Është interesante të shohim se kjo transformim jo vetëm që ka ndryshuar pamjen e jashtme të Ilnisës, por gjithashtu ka pasur një impakt të dukshëm në ndjenjat e saj, duke e bërë që të duket më e lumtur dhe më e sigurt në vetvete. Kjo sjell një mesazh pozitiv për të gjithë se ndryshimet e jashtme mund të influencojnë pozitivisht mënyrën se si ne ndjehemi dhe percepsionin tonë për veten.

Continue Reading

Pinknews

“Kërkoj falje mamit tim, o budalla”/ Meritoni i përmendi Eglës gjyqin me Saimir Kodrën

Egla Ceno ka debatuar ashpër me Meriton Mjekiqin në “BBV”, sepse ky i fundit i tha aktores që merret me njerëz jashtë shtëpisë, duke nënkuptuar deklaratën e banores për Saimir Kodrën.

 

Disa javë më parë aktorja tha se ky i fundit e ka ngacmuar atë seksualisht, duke i kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

“Po më bën presion?”, e pyeti Egla moderatorin, i cili u shpreh se edhe ajo i ka thënë: “Ti the që unë jam marrë me njerëz nga jashtë”.

“Jo, të thashë për patrotizmin dhe besimin fetarë. Ti më the merru me gjyqin që ke jashtë se i ke bërë ati djalit që ka dalë te emisioni”- iu drejtua Egla, ndërsa i tha Meritonit që ti kërkojë falje mamit të saj e cila po i shikon.

Meritoni e ironizoi atë duke i thënë që është budallaqe.

Debati:

Meritoni: Zotëria ka dalë në emision dhe ka fol për ty.Ti ke qenë ajo që je marrë me njerëz jashtë (për Saimir Kodrën)

Egla: Do merrem prap, ti do më paguash avokatin?

Meritoni: Kaq mjafton për mua

Egla: Ta pritën shokët me limozinë Ilnisën? Se do ma çosh edhe mua

Meritoni: Ti je ajo që je marrë me njerëz jasht

Egla: Unë do bëj timen Ti kush je që ma kujton mua gjyq jashtë?

Meritoni: Unë të tregova se ty nuk të takon të flasësh për mua se jam marrë me njerëzit jashtë dhe kam përdorur situata nga jashtë

Egla: Po më bën presion!

Meritoni: Ti the që unë jam marrë me njerëz nga jashtë

Egla: Jo, gtë thashë për patrotizmin dhe besimin fetarë. Ti më the merru me gjyqin që ke jashtë se i ke bërë ati djalit që ka dalë te emisioni dhe bla, bla, bla.

Meriton: Kaq kisha për ty

Egla: Kërkoji falje mamit tim, o budalla

Meritoni: Budallaqe. Sinonimi i kujtë është budallë

Egla: I syve që të pëlcasi

Continue Reading

Pinknews

‘Ke kryer akte të turpshme para kafshës’/Stresit zbulon se Juliana Nura ka qenë në burg

Nuk kanë fund reagimet mes Juliana Nurës dhe Stresit. Pas videos së këtij të fundit, ku i tregon paratë që sipas Julit ia ka borxh, një tjetër reagim vjen nga reperi. Stresi ka deklaruar se Juliana ka qënë dënuar në Finlandë për akte të turpshme para një kafshe. Madje ai e akuzon si gënjeshtare për deklaratën se do të jetë opinioniste në ‘Big Brother VIP Albania’.

REAGIMI I STRESIT:

“Ç’ka pij un skutave Tiranes osht problemi im, te kish dasht publiku ty me kon fituese te kish votu! Sorry zemra maro naj pite se ta qet ma mir. Edhe ma shum tpaska met zhig 30.000 mi euro se sa fjalet e mia. Vuajtja per vemendje eshte varesi e keqe zemraaaaaaa. A po harrova kishe then qe do jesh opinioniste vitin tjetër në Big Brother Vip Albania? Rren e kullume se me than qe u myt tuj rrejt ani vajze ata të top-it byeeeeee gjyla. Dhe ti u viktimizove ne big me një video që vet e ki dërgu personit biles ki kry akte te turpshme para nje kafshe, dhe gjykata finlandeze t’ka denu për kët sen qka me fol ma per ty. Po e mbylli o shoqja e azem galices hahahaha

Stresi, një ditë më parë tha se Xhuli nuk e ka merituar fitoren e “Big Brother VIP Kosova”, sepse sipas tij modelja nuk ka qenë e sinqertë gjatë qëndrimit në këtë shtëpi, duke gënjyer për histori të ndryshme.

Ndërsa, përmes një postimi në InstaStory, Juliana i hodhi poshtë akuzat e reperit duke thënë që të gjithë e dinë se ai është një djalë që pin lëndë narkotike nëpër rrugicat e Tiranës

Continue Reading

Pinknews

Nuk u përmend në mesazhin e Donaldit ndaj Romeos/ Heidi zbulon se si ndihet

Teksa banorët u mblodhën të gjithë mbrëmjen e djeshme në living, për të lexuar mesazhet e ardhura nga familjarët, dashamirësit e tyre dhe jo vetëm në ‘Big Love’, Romeo u surprizua nga Donaldi me një mesazh tepër emocionues.

Ajo që u pa në mesazh gjë e cila është vënë re dhe nga banorët e tjerë, ishte fakti që Heidi nuk u përmend asgjëkundi. (Kliko këtu

E megjithatë Heidi nuk ka mundur ti shpëtojë pyetjes së Gracianos, i cili e ka pyetur ditën e sotme se si ajo u ndje teksa pa që Donaldi nuk e përmendi askund.

Heidi u shpreh se për të nuk ka asnjë problem dhe është diçka shumë normale, sepse në fund të fundit ajo i njeh të afërmit e Romeos dhe për më tepër i ka takuar prindërit e tij nga afër.

Është super normale. S’kam gojë fare me fol sepse i kam njohur shoqërinë, familjen, e kam kuptuar që janë në siklet sepse duhet të shikosh dhe pak nga jashtë çfarë bëhet.”- shprehet Heidi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING