Pinknews
“Ke probleme psikologjike”/ Plas debati mes Armaldos dhe Kristit
Debati i nxehtë mes Kristit dhe Armaldos, bëri që ky i fundit të kalonte në ofendime të rënda.
Ai i tha Kristit se është dobësuar shumë dhe se ka nevojë të shëndoshet kur të dalë nga shtëpia. Maestro shtoi se ai ka probleme psikologjike, që i janë shkaktuar gjatë qëndrimit në shtëpi.
Kristi reagoi shumë keq nga komenti i Armaldos. Ai i tha atij, se sapo e zhyti veten edhe më keq me atë që tha.
Qetsori nga ana tjetër, e pyeti Oltën që pse ajo ndërhyu në debatin mes tyre. Kristi tha se Olta ndihmoi Armaldon sepse ai ishte keq. Por, Olta tha se nuk ka lidhje, pasi debati nisi që dje dhe ndërhyrja e saj ndodhi sot.